Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka liruar nga qelia vëllain e kryetarit monist të Bashkisë Fushë-Arrëz, i arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘kultivim i lëndëve narkotike’.
Albert Tuci u la në masën ‘arrest shtëpie’ pasi fillimisht gjykata e kishte lënë në masën ‘Arrest me burg’
Gjykata e dha këtë vendim pasi pranoi kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe avokatit Arbër Hoxha për zëvendësimin e masës së sigurimit.
Tuci u arrestua gjatë operacionit anti-kanabis, i cili u zhvillua më 20 maj.
Policia arrestoi 19 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, mes tyre edhe vëllain e Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit.