BallinaAktualitetPunimet te Dogana, kreu i ARRSH: Ata që vijnë nga jugu të...

Punimet te Dogana, kreu i ARRSH: Ata që vijnë nga jugu të përdorin Elbasan -Tiranë, të tjerët…(Sa do zgjasin)

Kreu i ARRSH Ergys Verdho ka treguar sesi do të bëhet qarkullimi i mjeteve pas bllokimit të rrugës që të çon deri të rrethrrotullimi i Shqiponjës, për shkak të punimeve për Lotin III.

Në një konferencë për mediat, Verdho ka thënë se mjetet që vijnë nga jugu duhet të përdorin rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa ato që vijnë nga Kavaja, duhet të përdorin rrugën e Ndroqit. “Këto janë punimet për Lotin e III, punimet më të rëndësishme”, tha Verdho, ndërsa shtoi se për ambulancat do të krijohet një rrugë aksesi më vete.

“Do të krijojmë një rrugë aksesi vetëm për to, në bashkëpunim me policinë. Drejtuesit që vijnë nga jugu të zgjedhin aksin Elbasan-Tiranë, kurse ata që vijnë nga Kavaja të zgjedhin Ndroqin. Sepse koha e pritjes te dogana do jetë më e lartë se gjithë rruga e tyre”, tha kreu i ARRSH.

Sipas ttij, puna për ndëtimin e Lotit të III do të zgjasë 3 deri në 4 muaj. “Nëse me tre turne do të kemi rezultate të mira dhe ¾ muaj do ja dalim ta mbyllim Lotin III”, u shpreh Ergys Verdho, kreu i ARRSH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular