BallinaKronikeDigjen dy automjete gjatë natës, policia jep sqarime për ngjarjen: Dyshohet se…

Digjen dy automjete gjatë natës, policia jep sqarime për ngjarjen: Dyshohet se…

Dy automjete janë djegur gjatë natës së shkuar në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Policia bën me dije se një automjet i llojit Smart është djegur plotësisht, ndërsa një automjet tip Volkswagen është djegur pjesërisht.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular