BallinaKronikeKapet në Rinas britanikja me rreth 22 mijë paund të padeklaruara (DETAJET)

Kapet në Rinas britanikja me rreth 22 mijë paund të padeklaruara (DETAJET)

Një sasi prej 22 mijë paund janë sekuestruar në Rinas nga Drejtoria e Doganës. Në një njoftim, thuhet se paratë e sekuestruara i përkasin një shtetase nga Britania.

Sipas Drejtorisë së Doganave, shtetësja që posedonte sasinë e parave vinte nga Britania.

Njoftimi i plotë 

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular