BallinaUncategorized(Dokumenti)/Mazhoranca “çon” me shpejtësi në Parlament dekretin e Presidentit Meta për Kodin...

(Dokumenti)/Mazhoranca “çon” me shpejtësi në Parlament dekretin e Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të rishqyrtuar Kodin Zgjedhor dhe për ta miratuar atë me konsensus, Partia Socialiste duket e vendosur për të lënë në fuqi kodin aktual i miratuar në fillim të tetorit.

Në agjendën e punimeve të Komisionit të Ligjeve gjatë ditës së nesërme, parashikohet edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Kreu i Shtetit përveç kthimit të Kodit në Parlament ka dërguar në Komisionin e Venecias nenin e ligjit që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Për këtë arsye, drejtues të një sërë institucionesh në BE i kërkuan gjatë ditës së sotme mazhorancës që të merrte parasysh opinionin që do të jepte Komisioni i Venecias.

Ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dekreti i Presidentit do të rrëzohet, duke bërë që Kodi të hyjë në fuqi pa rrëzimit në Parlament.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular