BallinaKryesoreKthimi i Kodit Zgjedhor nga Meta/ Reagon Komisioneri Varhely: Venecia do dërgojë...

Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Meta/ Reagon Komisioneri Varhely: Venecia do dërgojë shpejt një opinion, Kuvendi duhet të…

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta kërkoi opinionin e Komisiont të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor që ka miratuar Parlamenti shqiptar. Kod të cilin Meta e ka kthyer me dekret dhe i kërkon Kuvendit e qeverisë të reflektojnë.

Komisioneri Varhelyi në një postim në Twitter thotë se beson që Venecia do i kthejë shpejt përgjigje palëve të interesuara në Shqipëri me këshilla për këtë çështje.

“Parlamenti duhet të marrë në konsideratë përgjigjen e Komisionit që ta ketë parasysh këtë këshillë.

Presim zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill të vitit 2021″, thekson komisioneri.

#Shqipëria kodin zgjedhor: Unë besoj se @Komisioni i Venecias do të sigurojë shpejt këshilla për palët e interesuara në Shqipëri lidhur me zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë përgjigjen e Venecias që ta ketë parasysh këtë këshillë. Mezi presim zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021″, shkruan Komisioneri në Twitter.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular