BallinaKryesoreOrjola Pampuri-Ramës: Kur pikturën e percepton zhgarravinë sigurisht që s'ka asnjë shans...

Orjola Pampuri-Ramës: Kur pikturën e percepton zhgarravinë sigurisht që s’ka asnjë shans të marresh vesh nga fusha të tjera

Ish deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar pas postimit të kreut të qeverisë për numrin e shtrimit të të sëmurve në spitalin e ri që e inaguroi sot për herë të dytë.

“Mjerimi nuk ka brirë, ai vjen pikërisht ateherë kur qesh me atë që nuk kupton as vetë”, shkruan ish deputetja në një postim në faqen e saj në facebook.

Ja postimi i plotë:

Mjerimi nuk ka brirë, ai vjen pikërisht atëherë kur qesh me atë që nuk kupton as vetë.

Kryeministri në vend që të merret me pacientë që po sorollaten dyerve të spitaleve, po humbin jetën, situata i ka dalë jashtë kontrollit me menaxhimin e Covid, ‘dredh zinxhirin’ e gajaset në tym.

Hapja e spitalit Covid 3 nuk e zgjidh situatën.

Aty ka 11 dhoma me 2 shtretër secila, minimumi 2 shtretër në urgjencë, pra 24 pacientë nuk është zgjidhja, madje as 26 as 28 e as 30. Hapja e pavioneve Covid në spitalet rajonale është emergjencë. Ul mbingarkesën e spitaleve Covid në Tiranë, u jep mundësi trajtimi të gjithë pacientëve Covid, dhe gjithashtu ul mbingarkesën në QSUT që të marrin shërbim të gjithë pacientët e tjerë me semundje kronike dhe akute.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular