BallinaKronikeTë shtënat me armë zjarri në Vlorë, policia sqaron ngjarjen: Autori qëlloi...

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, policia sqaron ngjarjen: Autori qëlloi për të…

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje nga ngjarja e mbrëmshme, ku në zonën quajtur Triport, u qëllua me armë zjarri në ajër.

Autori i dyshuar, E.Ç., 26 vjeç për motive të dobëta ka qëlluar me pistoletë në ajër, për të kanosur shtetasin F.Z., 26 vjeç, banues në Vlorë. Ky i fundit u kap në kohë rekord, por sot u la i lirë pas sqarimit të ngjarjes.

Ndërkohë, autori E.Ç ndodhet në paraburgim dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

NJOFTIMI

Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, njoftojmë se në përfundim të veprimeve të para proceduariale Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Vlorë.

Ky shtetas më datë 25.10.2020, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Triport, dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, për të kanosur shtetasin F.Z., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëherëshme të policisë kufitare të Triportit dhe Partullave të Përgjithshme të Komsiariatit të Policisë Vlorë.

Shtetasi F. Z, në përfundim të veprimeve të para hetimore është lënë i lirë.

Materialet iu referuan Prokuorisë për veprime të metejshme në ngarkim të shtetasit E.Ç, për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular