BallinaAktualitet“Kjo është luftë”/ Artan Lame fiton betejën me Covid-19: Janë në shtrat...

“Kjo është luftë”/ Artan Lame fiton betejën me Covid-19: Janë në shtrat 36 punonjës të tjerë!

Kreu i Kadastrës, Artan Lame e ka fituar betejën me Covid-19. Kjo bëhet e ditur nga vetë ai, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Lame thekson fort se kjo është një luftë, duke bërë të ditur se sot kanë zënë shtratin edhe 36 punonjës të tjerë të kadastrës.

Postimi i Lames

LLOGORJA JONË

Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!.

Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre.

Sot që unë u ktheva në zyrë, janë në shtrat 36 punonjës dhe çdo ditë bien të tjerë. As për ta nuk shkruan njeri, se janë njerëz të zakonshëm, specialistë kokëulur.

Më lejoni të shkruaj unë dy fjalë për ta. Kjo është luftë. Secili prej nëpunësve të shtetit shqiptar ka vendin e tij në llogoren e gjatë të kësaj Lufte.

Me gjithë këta “të rënë” në krye të detyrës, Kadastra vijon të punojë normalisht. Janë kolegët e tavolinës ngjitur, që vijojnë punën e kolegut që ka zënë shtratin. Dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit, as për legalizimet, duke pritur secili në postin e tij që … t’i vijë radha e … krevatit.

Ej çuna dhe goca, ju që ende jeni në detyrë “Punë të mbarë!”; dhe ju që kini zënë shtratin “Shërim të shpejtë!” dhe sa më pak dhimbje!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular