BallinaIntervistaMisim Brisha: Gjermania i ka ofruar mundësi të mira rinisë shqiptare

Misim Brisha: Gjermania i ka ofruar mundësi të mira rinisë shqiptare

Misim Brisha në një intervistë për ALBUK TV, të realizuar nga gazetarja Shpresa Pervetica, ka folur për sukeseset e tij dhe të dijasporës shqiptare në Gjermani, dhe për punën e madhe që bëhet me rininë shqiptare.

Ai po ashtu ka kujtuar sfidat gjatë puëns që ka kryer në Kosovë, migrimin e tij në Suedi, pastaj në Gjermani dhe për integrimin e tij në jetën e insitucionet gjermane.

Misim Brisha, nga Komuna e Rahovecit, i cili ka migruar në Suedi në vitin 1991, kurse nga viti 1995 jeton dhe punon në Mynhen të Gjermanisë. Ai ka qenë arsimtar i Matematikës, ku ka përfunduar Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ai po ashtu ka të përfunduar Magjistraturën për Menaxhim Social (MSM), Studim Post-diplomatik në Mynhen.

Ju keni emigruar  shumë herët? Si arritët të largoheni nga Kosova, si e gjetët vetën në Gjermani, sa keni pasur veshtirësi gjatë rrugtimit tuaj?

Berisha: Unë jam larguar nga Kosova në vitin 1991 duke u vendosur në Västervik të Suedisë. Atje kam qëndruar 2 vite si refugjat. Megjithëse refugjat, vetë profesioni im prej arësimtari nuk më ka lënë të rrij duarkryq ndaj gjendjes së atëhershmë në Kosove, e per këtë arësye jam marrë pandërprerë me aktivitete ndaj vendlindjes. Sëpari duke u aktivizuar në grumbullimin e ndihmave humanitare, në atë kohë ka qene aktuale Fondi i Qeverisë, i njohur si Fondi i 3%, pastaj jam aktivizar në ruajtjen e kulturës dhe të gjuhës shqipe në Västervik. Shumë shpejtë u bëra person urëlidhës për shoqërinë mikëpritëse me atë të refugjatëve në Västervik.

Ka pasë dhe kam akoma kontakte me suedezë nga nivele të ndryshme, pothuajse familjen e dytë të rëndësishme në jetën time e kam një familje suedeze, e cila vjen nga radhët e familjeve politikane të zonës si dhe të zhvilluar ekonomike. E përshëndes znj. Lena Pettersson nga Rispetorpi i Suesdisë.

Jam larguar, ose më mirë me thënë më kanë larguar nga Suedia për arësye të një konflikti që kam pasë me Ministreshën e asaj kohe të Migracionit dhe Integrimit znj. Brigit Frigebo. Pasi jam larguar nga Suedia, me shumë peripeci, me ndihmen e vëllezërve këtu, kam arritur në vitin 1995 të vij në Mynih të Gjermanisë. Edhe në Gjermani kam arritur që me aktivitetet e mia të ndërtoj kontakte me shoqërinë mikpritëse në shkallë të ndryshme, si ato nga fusha sociale, ku edhe punoj, deri në sferat tjera të larta, politike në nivel lokal, të Landit Bavarisë, e deri në atë të Parlamentit Evropian.  Krahas punës së rregullt, unë jam gjithashtu shtjellues i konflikteve në nivel të qytetit të Myniht.

Z. Berisha ju keni qenë udhëheqës i Zyrës Profesionale për Këshillim të Rinisë Shqiptare në vendin të cilin jetoni. A na tregoni më detajisht se çfarë aktivitete janës zhvilluar në raport me të rinjtë në këtë drejtim?

Berisha: Në ato vite, fillimi i viteve 90-ta rinia shqiptare, sidomos nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, iknin nga lufta ose shërbmi ushtarak, gjithashtu largoheshin të mos i përgjigjen thirrjes për shërbim ushtarak dhe gjendeshin pa kurrfarë përkujdesje në një vend të panjohur, si p.sh. Gjermnainë. Gjermania iu ka ofruar shumë mindësi të mira për shkollim, por natyrisht se këtu kanë gjetur edhe manipulues të ndryshëm dhe janë marrë edhe me punë të këqija. Për këtë arësye, me insistimin e Mrianne Seilerit, drejtuese e Qendrës për Komunikim Ndërkulturorë INKOMM bashkë me drejtuesit e qytetit të Mynihut u arrit një marrëveshje që kjo rini të përkujdeset. Kështu qyteti i Mynihut mundësoi përkujdesjen e rinisë shqiptare, me çrast unë e mora edhe detyrën e themelimit dhe më vonë edhe të drejtimit për 15 vite të kësaj zyre. Kjo zyrë është zgjeruar, tash jam këshilltarë për shkollat që pranojnë nxënës të ardhur më vonë, që në Mynih jetojnë më pak se tre vite.

Në cilat aktivitete më së shumti marrin pjesë të rinjtë shqiptarë?

Berisha: Rinia shqiptare sot bazuar në kohëzgjatjen është një ndër rinitë më të integruara në Mynih e rrethinë. Ajo merr pjesë në aktivitete të ndryshme, si kulturore, sportive, teatër, themelues dhe drejtues të shoqatave kulturore, sportive, të shërbimeve sociale e humanitare e në shumë aktivitete tjera.

Sa janë shqiptarët të integruar në shoqëri në këtë pjesë të Gjermanisë?

Berisha: Rinia shqiptare janë integruar në institucione gjermane, si nëpunës, pedagogë, mjek, ndërmarrës dhe nivele tjera organizative, në shoqata kulturore e sportive, pastaj Fondacioni BESA etj. Duke shkuar edhe mëtej, janë pjesë e koratoriumeve apo vendeve drejtuese të shoqatave gjermane, janë punëdhënës shumë të suksesshëm. Pra pothuajse janë të integruar në cdo pjesë të shoqërisë.

Ju jeni keni qene edhe  ligjërues në Shkollën e Mesme Medicinale “HAIMERE-SCHULEN ” në Mynih. A keni sdudentë shqiptarë apo vetëm të huaj?

Brisha: Unë kam qenë docent në Haimerer-Schulen, tash kam tre vite që sjam më. Mirëpo në atë shkollë profesionale kam pasur shumë nxënes shqipëtarë. Këtu dua të plotësoj që në shkolla, në universitete të Mynihut, por edhe në shumë universitete tjera ka shumë studentë shqipëtarë. Natyrisht ka studente të cilët kanë kryer shkollat paraprake në Gjermani, por ka edhe një numër të madh që vijnë nga vendlindja për të studjuar.

Ndërkohë të ndalemi edhe pak tek puna juaj si Këshilltar për Refugjatë, jeni merrur pikrisht me refugjatet nga Kosova, sa ka qenë e lehtë për ju?

Berisha: Këshilltar për refugjat kam qenë kryesisht në vitet e luftës në Kosovë dhe mund te them që nuk ka qenë detyrë e lehtë për mua. Gjithnjë isha mes dy kulturave, asaj mikëpritëse dhe asaj që vinte nga halli e jo nga dëshira në Mynih. Ishin të traumatizuar, që kishin humbur çdo gjë që kanë pasur, që kishin humbur të afërmit e vetë, që ishin ndarë si familje, disa kishn ardhur në Mynih, disa ishin në Turqi apo në ndonjë vend tjetër dhe ne duhej t’i bashkonim ata, dhe normalisht që ishin më impulsiv e të padurueshëm. Gjitha këto situata duhet t’ia spjegoja shoqërisë mikpritëse. Pra detyrë jo e lehtë për mua. E meta ime ishte që lidhesha shumherë emocionalisht me rastet.

Ndërsa tani që nga viti 2015 jam këshilltarë për 26 shkolla të Mynihut, të cilët i ndihmoj në proceset e integrimit të nxënësve të tyre që kanë qëndrim me pak se tre vite. Ky proces i integrimit parashef si atë të sjelljeve të rinisë, orientimit, poashtu edhe të informimit mbi sistemin shkollorë në Gjermani duke u munduar te gjenden pikat e përbashkëta me sistemin nga vendi që vjen. Anën tjetër mundohem të gjej zgjidhje nëse nxënësi apo edhe vetë familjarët per arësye të ndryshme bjen në konflikt me ndonjë arësimtarë apo me vetë institucionin shkollë.

Mirëpo, shqiptarët që janë në këtë pjesë apo land të Gjermanisë, pasi ka shumë shqiptarë që jetojnë, sa janë të organizuar, sidomos për data të caktuara të shtetit të Gjermanisë, të Kosovës dhe të Shqipërisë?

Berisha: Unë sëpari dua të nisem nga vetëvetja. Krahas punës kam bërë shumë aktivitete vullnetare sidomos me rininë shqiptare. Pastaj jam interesuar edhe për ngritjen time profesionale duke kryer Magjistraturën në Menaxhim në Shkenca Shoqërore. Jam gjtihashtu Mediatori i parë shqiptar për shtjellimin e konflikteve ndërkulturore në Gjermani. Mirëpo ju them të drejtën, si puna ime janë edhe shumë shqiptarë tjerë që krahas punës janë aktiv në shoqata apo organizata e deri në politikë.

Kemi FC Kosovë, FC Albën, FC Atdheun, të tri keto ekipe futbollistike që janë në një rreth të ngushtë pra brenda 60 km largë.

Janë rrjetet e bizneseve, janë pronarë hotelesh e të restoraneve, pronarë të ndërmarrjeve të ndryshme, janë punëtor e punëdhënës të suksesshëm.

Të rinjtë shqiptarë në këtë vend a janë integruar mjaftueshëm?

Berisha: Nëse dikurë flisnim për rininë që ka nevojë për përkujdesje, ndoshta për shkaqe profesionale më i prekuri në këtë tëmë isha unë, sot flasim për një rini shum të integruar. Dikurë i këshilloja sot shpeshherë këshillohem nga ta në fusha të ndryshme ku kanë specializuar ata/ato. Ndeihem krenar që drejtuesje me moshën më të re në Mynih, është shqiptare, është në e re që e njoh që nga ditët e para që ka ardhur si refugjate e luftës në Gjermani. Pra flasim për një shkallë mjaft të mirë të integrimit të rinisë sonë në Mynih e rrethinë.

Ju jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për shqiptarët në mërgim dhe jeni shumë të angazhuar në aktivite të shumta. A mund të na shpjegoni pak më në detaje për shoqatat e Diasporës Shiptare.

Berisha: Shoqatat e Diasporës Shqiptare shërbejnë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës sonë. Është gjithnjë në kontakt me Vendlindjen dhe interesohet për të, mbledhë ndihma humanitare, këshillon të rinjtë shqiptarë dhe i orienton në rrugë drejtë suksesit, këshillon edhe bashkatdhetarët tjerë të cilët kanë ndonjë problem a vështirësi. Është urëlidhëse e shoqërisë mikpritëse dhe vendlindjes, thënë shkurt është edhe ambasadore kryesore e vendlindjes ndaj vendit ku jeton.

Ju keni qenë edhe themelues dhe udhëheqës i Shoqatës Rinore Gjermano-Shqiptare “Shqiponja”. A funksionon ende kjo shoqatë?

Berisha: Në vitin 1995, pasi jam vendosur në Mynih, duke shfrytëzuar kontaktet që kanë pasur vëllezërit e mi me shoqërinë vendase, bashkarisht kemi themeluar Shoqatën e parë Rinore Shqiptare në Diasporë me emrin Shqiponja me seli në Mynih. Këtë vendim për themelimin e Shoqatës për përkujdesjen ndaj Rinisë Shqiptare e mora, duke parë se rinia Shqiptare është duke u thelluar në vepra të pahijshme. Ishte edhe një vendim imi përkundër kërkesave të kolegëve të mi që të aktivizohesha në partitë ton politike të asaj kohe LPK dhe LDK, apo të organizimit të Fondeve për Vendlindje. Unë zgjodha përkujdesin ndaj Rinisë dhe sot mburrem me vendimin tim të asaj kohe.

Aktivitet e Shoqates Shqiponja kanë filluar si ruajtje dhe kultivim të Kulturës e Traditës sonë seminare për problemet e rinisë Shqiptare në Mynih, shkëmbime të rinisë me Arbëreshët e Italisë shkëmbime të rinisë me Shqipërinë e pastaj edhe me Kosovën. Nderkaq edhe kemi pasur edhe aktivitete integruese të rinisë Shqipëtare në shkolla e punë, kryesisht në shkolla profesionale.

Pastaj Shqiponja ka arritë që me punën e saj të organizoj ditë tradicionale në Parlamentin e Evropës në Strasburg. Jo veq kaq, Shqiponja bashkë me miqtë e vetë ka arritë që të organizoj edhe seminare e takime politike mu në Parlamentin European. Me Shqiponjën ndihem edhe sot krenarë.

Me këtë rast dua të përshëndes mikun tim bashkëpunëtor nga Prishtina z. Dr. Bekim Sela, me të cilin kemi bashkëpunuar mbi 9 vite në temat e avancimit të punës me rini në Kosovë duke bërë krahasimet me Slloveni e Gjermani. Kjo shoqatë e ka dhënë kontributin e vetë dhe sot pasuese e saj është Shoqata Kulturore ILIRIA Mynih.

Të ndalemi pak te Fondacioni i Bizneseve Shqiptare në Diasporë “BESA” në Mynih. Çfarë bashkëpunimi kanë mes veti dhe sa janë të organizuar.

Berisha: Fondacioni BESA është rrjetëzimi i parë i ndërmarrësve shqiptarë në Diasporën Shqiptare. Është edhe një formë e lartë e organizimit tonë në diasporë, sepse kështu kemi arritur të korrim suksese në fusha të ndryshme, si atë ekonomike, humanitare dhe të komunikimit me politikën vendore dhe të vendlindjes.

Përvex që falë këtij rrjetëzimi bashkëpunojnë ndërmarrësit shqiptarë ne fushën ekonomike, sot falë Fondacionit BESA janë rihapur shumë klasë të mësimit të gjuhës shqipe ne Bavari. Falë Fondacionit BESA janë ndihmuar shumë persona me nevoja të veqanta, janë ndihmuar me inventar apo gjëra tjera shumë shkolla në vendlindje (për ne vendlindje janë të gjitha trojet shqiptare, edhe ashtu e kemi edhe antarësinë). BESA ka ndihmuar edhe në botimin e librave me vlera të veqanta, shembull: Fëmijët Martir të Kosovës me autor Nysret Pllana dhe Hanumshahe Ilazi.

Bashkëpunimi i Shoqatave mesveti është në nivel të kënaqshëm, ka mundësi të jetë edhe më mirë. Megjtihatë kemi aksione të përbshkëta në nivel Bavarie, me ç’rast bashkarisht organizohen Festat e Pavarësisë, shfaqje të filmave nga trojet tona në qendra të ndryshme në Bavari, prezantim të kulturës në shoqërinë mikpritëse, por bashkorganizimet tona shkojnë edhe në shkallë më të avancuar siq është organizimi i Ditëve Shqiptare në Bavari.

Të kthehemi edhe pak tek vitet e juaja të mësimdhënies si arsimtar i Matematikës në Mramur dhe në Prishtinë. Çfarë kanë qenë ato ditë për ju? A mund të na kujtoni?

Berisha: Me këtë pyetje më ktheni shumë mbrapa në jetë. Flasim për vitin 1987, atëherë kur ne që nga viti 1981 si familje ishim politikisht të dënuar e të linçuar. Na quanin „familje e ndyer politike“ dhe farefisi nuk guxonin të vinin as si mysafirë te ne. Si pjestar i kësaj familje “të ndyer politike” unë skisha mundësi të punojn në arësim. Pasi përfundova studimet, isha në kërkim të zgjidhjes së ardhmërisë sime. Dëgjova që shkollat e fshatrave të Mramuerit e rrethinës nuk kërkojnë karakteristikë të përshtatshmërisë politike, sepse Mramueri është vendlindja e Nebih Gashit dhe ai nuk e lejonte nje gjë të tillë.

Prandaj vetëm për të filluar punë në atë shkollë, shkoja nga Prishtina për të zhvilluar mësim për katër orë mësimore në javë. Më vonë më është plotësuar norma e plotë prej 20 orëve mësimore. Ndërsa nëse e ndrroj vendin e punës, karakteristika kërkohej nga shkolla ku ke punuar e jo nga komuna. Rahoveci nuk ma jepte kurrë një karakteristikë positive në atë kohë.

Mramuerit sot e jetë i kam borgj. Për këtë arësye, pas shumë vitesh e kam ftuar drejtorin e atëhershëm të shkollës z. Sabri Gashi ta falenderoj tash për atëherë. Kam rrespekt të veqantë për të dhe natyrisht për të gjtihë banorët e Mramuerit e të rrëthinës.

Nga Mramueri kam kaluar me punë në Prishtinë dhe në vitin 1991 nga Shkolla Fillore Faik Konica (ish Aca Maroviq), të parët arësimtarë që jemi përjashtuar kemi qenë unë dhe një arësimtar tjetë i anglishtes me mbiemër Ramadani (emrin ia kam harruar). Aty kam marrë vendim të marr rugën e gyrbetit sepse duke pasë parasysh që jam edhe në listat e zeza të studentëve, e pashë që ardhmëria ime ishte e rrezikuar.

A mund të na folni lidhur me arsimin në Kosovë. A ka bërë Kosova mjaft në këtë drejtim prej që është bërë shtet?

Berisha: Ndoshta janë munduar, por jo. Rezultatet janë shumë të ulëta, ka individë që me mund e vetëiniciativa kanë arritur të përparojnë, por nëse flasim si sistem arësimorë, eshte bastarduar shumë. Kur i vërej disa veprime që bëhen në Kosovë, nganjëherë them se Kosovën në shumë fusha e udhëheqë armiku e jo Kosova. Situata është e mjerueshme, rinia joshet të shkoj në studime, jo rrallë të paguaj pa masë provimet, shantazhohet me pjesmarrje nëpër programe arësimore private, ka shumë vërejtje, nuk do shkoj me largë se edhe mund të keqkuptohem.

Psh. Sistemi dual arësimorë do të ishte një zgjidhje afatgjate për integrim të rinisë në punë. Jo. Magjistri i shkencave shoqërore apo egzakte të shkoj të punoj si kamajer, atëherë cfarë i duhet Kosovës ai prodhim i ashtuquajtur „intelektual“? Të na shërbejë me kafe ekspreso të mirë?

Në anën tjetër një mik i imi ka qenë rektor në një Universitet Shtetërorë dhe është larguar pse nuk ka pranuar fëmijët e militantëve partiak në universitet pa parakushte. Ky është vetëm një shembull, ka shumë të tillë. Thjeshtë është punuar pak mirë e më shumë keq.

Si e vlerësoni në përgjithësi gjendjen aktuale politike e shoqërore në Kosovë, në dy vitet e fundit?

Berisha: Kosova ka bërë shumë përparime, por ato përparime më tepër i takojnë përparimeve individuale e private. Falë migracionit, Kosova ka arritë të zhvillohet më shpejtë se sa që kemi menduar ne. Si indivitë kemi bartur si eksperiencën profesionale, ashtu edhe atë ekonomike. Puna ngecë në shtetndërtim. Para dy tre vitesh isha duke përcjellur disa fjalime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe gjuha e tyre ishte shume e ulet. Njeri-tjetrit i thonin hajn, rrenc, kriminel, mashtrues, shitës i Tokave tona, kali edhe fjalë tjera që këtu smund t’i them. Sot është përmirësuar pak a shumë fjalori i tyre, por puna akoma jo. Ka ngecje të mëdha në këtë drejtim. Na ka mbetur vetëm të shpresojmë në një të ardhme më të mirë politike

Mërgata shqiptare në Gjermani dhe në vendet e Bashkimit Evropian a duhet të jetë më e konsoliduar dhe më e organizuar për të qenë më e integruar dhe më e lidhur mes vete me takime dhe me aktivitete kulturore e sportive, apo janë mjaftushem?

Berisha: Mjaftueshëm nuk është kurrë. Shoqëria në përgjithësi zhvillohet dhe me këtë trend duhet të zhvillohet edhe mërgata. Bashkëpunimi i shoqatave është i mirë në shumë vende, por ka edhe shumë më tepër qytete e shtete tjera ku bshakëpunimi mes shoqatave është i dobët. Ka vend për punë më të madhe në ruajtjen dhe kultivimin e traditave tona sidomos në shkallë sasie. Nëse një grup i vogël i ruan këto tradita dhe i zhvillon ato në cilësi është pak, edhe sasia (numri i pjesmarrësve) e ka rëndësinë e vetë. Këtu duhet theksuar në veqanti rëndësinë e vijimit të mësimit të gjuhë shqipe në shkolla. Krahasur me numrin e nxënësve nëpër shkolla mësimin e gjuhës shqipe dhe atë falë LAPSH-it për Bavari, e ndjekin ndoshta 3-5% e tyre. Pra eshtë numër më pak se sa modest.

Rëndësi shumë të madhe ka, që mërgimtari ta gjej veten aty ku jeton, por edhe të jetë në forma të ndryshme i lidhur edhe me vendlindjen, atdheun. Unë iu ka përkushtuar përkujdesjes së rinisë shqiptare që nga ditët e parat ë migrimit tim, sëpari në Suedi e pastaj në Gjermani. Nuk kam ngurruar që nganëherë të jem edhe këmbëngulës në qëndrimin se rinia shqiptare ka nevoj për përkujdesje të veqantë, sepse pjesa dërmuese e tyre vjen nga një shtet (ish-Jugosllavia) që gjithnjë i ka shkelur të drejtat e tyre dhe duke i shkatërruar sistemet sociale (shkollat, qendrat kulturore etj) dhe atë në mënyrat më të ulta të mundshme shtetërore. Përndjekjet e rinisë, nxënësve, studentëve etj., pra dhe familjeve shqiptare duke realizuar shtypjen e tyre në sfera të ndryshme, ka arritur ta traumatizojë popullin shqiptar, e në veqanti rininë e cila në një të ardhme të shkurtër duhej të ishte avangarda e Shtetësisë së Kosovës.

Keni pasur bashkpunime me miqtë gjerman?

Berisha: Në bashkëpunim me miqtë gjerman kemi organizuar takime e seminare në qendra të ndryshme politiko-shoqërore, duke fillaur me takimet në nivel komunal (me Mynihun), pastaj në nivel të Landit të Bavarisë, në nivel të Federatës Gjermane e duke shkuar edhe në Parlamentin Evropian në Strasburg. Sinqeriteti në punë të hapë edhe rrugë te shumta dhe bashkëpunimi i kolegëve ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.

Bashke me nje kolegë gjerman kam udhëhequr projektin Trialog, i cili kishte për qëllim të bashkëpunimit ndërrinorë mes Kosovës, Gjermanisë dhe Sllovenisë, projekt i cili ka zgjatur plot 6 vite dhe shpenzimet janë hequr nga Ministria për Punë Sociale e Gjermanisë. Sot, edhe pse jam Këshilltarë për 26 Shkolla të Mynihut në qështje të migracionit, unë prapseprap gjej kohë të përkrahë e të këshilloj rininë shqiptare, duke e udhëzuar që të gjej rrugën më të shkurtër të arrij te suksesi shkollorë, profesional etj. Thjeshtë, nëse ska ndihma nga të afërmit apo është i vetëm këtu, të mos e ndjejë veten të vetmuar.

Si ka ndikuar puna e arsimit që keni kryer në Kosovë në personalitetin tuaj. Që të vazhdoni kontributin në këtë fushë?

Berisha: Edhe në proceset e mundësive të ndryshimit të formës së arësimit në Kosovë kam dhënë kontributin tim, mirëpo këto gjëra akoma skanë mbrri në personat me vullnet të mirë por e kam parasysh që këto procese dojnë kohë të gjatë. Në këto qështje kam kontaktuar ekspertët e sistemit shkollorë në Mynih dhe ata janë të gatshëm të ofrojnë përkrahjen nga eksperienca e tyre. Për këtë mundësi, si dhe disa informacione të plotësuara me systemin arësimorë janë dërguar në Kosovë, shpresoj të bëhet dicka në këtë drejtim. Për angazhimin tim në këto cështje kanë shkrruar në fome të drejtëpërdrejtë apo jam theksuar në punime të ndryshme të kërkuesve shkencorë, si nga Linda Zimmermann (OKB), nga Sabine ëolf (mediatore e konflikteve në Mynih), Lena Pettersson (politikane e gazetare Suedeze), Bernd Poselt (ish deputet i Parlamentit Evropian) e shumë të tjerë që thënë të vërtëtën nuk kam qenë i kujdesshëm e nuk kam mbajtur shënime për këtë gjë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular