BallinaAktualitetNë kërkim për korrupsion, arrestohet ish-drejtori i Hidrokarbureve në AKBN

Në kërkim për korrupsion, arrestohet ish-drejtori i Hidrokarbureve në AKBN

Arrestohet ish-drejtori i Hidrokarbureve pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci. Mësohet se Gradeci u arrestua në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Turqia.

Bëhet e ditur se ish-drejtori ishte shpallur në kërkim për akuzën e korrupsionit.

45-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”, të finalizuar më datë 6 tetor të këtij viti.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, thuhet në komunikatën e policisë.

vijon…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular