Pasditen e sotme, një inxhinier dhe dy punëtorë miniere kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Kjo është dhoma ku punëtorët e një galerie kanë ndalesën e fundit para se të hyjnë nën tokë në kërkim të kromit.
Policia lokale sqaroi se në këtë dhomë janë gjetur rrobat e tyre si dhe celularët.
Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tre personave, ndërsa dyshohet se mund të jenë izoluar nën tokë.
Pritja e ankthit ka bërë që shumë punëtorët dhe familjarë të mblidhen në këtë dhomë të improvizuar duke pritur lajmet për 62 vjeçarin Ismail Hoxha dhe dy punëtorët.
Miniera e Balgjaj në Bulqizë ndodhet në një zonë malore dhe terreni për të shkuar atje është i vështirë.