BallinaKronikeEMRI/Kush është inxhinieri i bllokuar me dy punëtorë në minierë

EMRI/Kush është inxhinieri i bllokuar me dy punëtorë në minierë

Pasditen e sotme, një inxhinier dhe dy punëtorë miniere kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Kjo është dhoma ku punëtorët e një galerie kanë ndalesën e fundit para se të hyjnë nën tokë në kërkim të kromit.

Policia lokale sqaroi se në këtë dhomë janë gjetur rrobat e tyre si dhe celularët.

Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tre personave, ndërsa dyshohet se mund të jenë izoluar nën tokë.

Pritja e ankthit ka bërë që shumë punëtorët dhe familjarë të mblidhen në këtë dhomë të improvizuar duke pritur lajmet për 62 vjeçarin Ismail Hoxha dhe dy punëtorët.

Miniera e Balgjaj në Bulqizë ndodhet në një zonë malore dhe terreni për të shkuar atje është i vështirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular