BallinaAktualitetKodi Zgjedhor, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës. Ja sa vota ishin kundër

Kodi Zgjedhor, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës. Ja sa vota ishin kundër

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dekreti u rrëzua me 96 vota.

Pavarësisht thirrjeve të europarlamentarëve drejtuar Parlamentit njëpartiak dhe Kryeministrit Edi Rama për të pritur opinionin nga Komisioni i Venecias, Kuvendi ka rrëzuar dekretin, duke bërë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të hyjnë në fuqi.

Vendimi i Kuvendit ishte paralajmëruar prej ditësh nga ana e kryeministrit Rama, i cili refuzoi që të priste opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që pritet të jepet në muajin Dhjetor, pas kërkesës së presidentit Meta.

Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular