BallinaAktualitetMaskat me detyrim/Ja sa qytetarë u gjobitën në gjithë vendin gjatë 24...

Maskat me detyrim/Ja sa qytetarë u gjobitën në gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit

Vijon të jetë i lartë numri i gjobave të vendosura nga Policia e Shtetit për të pabindurit që nuk mbajnë maskën, pas detyrimit me ligj për ta pasur në çdo ambient.

Së fundmi, në gjithë vendin janë gjobitur 717 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse. Ndërsa janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

“Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 717 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular