BallinaAktualitetParalajmërohet mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e.... Çfarë po diskuton...

Paralajmërohet mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e…. Çfarë po diskuton Komiteti Teknik

spot_img
spot_img

Baret dhe restorantet në zonën e ish Bllokut mund të mbyllen për shkak se në këtë zonë është një vatër e madhe e infektimeve me koronavirus si pasojë e grumbullimeve të të rinjve gjatë darkave.

Kjo është diskutuar pak minuta më parë në Komitetin Teknik të Ekspertëve, duke vlerësuar situatën e pandemisë në vend.

Lajmin e bëri me dije prof. Mira Rakacolli.

“Komiteti po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në ish Bllok pas orës 22:00.

Se konstatohet një vatër rreziku i madh në grumbullimet gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli foli për disa masa të tjera shtrënguese, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
“Askush nuk e do një mbyllje të dytë por nëse do të jemi në kushtet e përkeqësimit të situatës, do të jenë të pashmangshme masa të tjera”, paralajmëroi Rakacolli.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular