BallinaTe tjera1942/Letra e Titos për drejtuesin e PKSH-së, shokun Miladin

1942/Letra e Titos për drejtuesin e PKSH-së, shokun Miladin

Në maj 1942, me zbulimin e dokumenteve të kësaj partie, drejtuesit e saj (Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha, komiteti qendror, etj) kaluan në ilegalitet. Po këtë muaj Dushan Mugosha ndërmori udhëtimin e vështirë drejt shtabit të Titos në Bosnjë nëpërmjet një rruge të gjatë e me rreziqe. Më 25 maj 1942, Dushan Mugosha nën shoqërimin e Vasil Shantos dhe Vojo Kushit u nis për në Jugosllavi, për t’i çuar PKJ-së kërkesën e PKSH-së për anëtarësim në Komintern, e cila u pranua në shtator 1942. Si përfundim, pas 82 ditësh udhëtim (nga Shkodra në Glamoç, qytet i vogël në Bosnjë), rreth datës 20 gusht 1942, Dushan Mugosha mbërriti i vetëm në shtabin e Titos si i deleguari i Partisë Komuniste Shqiptare. V.Kushi dhe V.Shanto u kthyen mbrapsht shumë kilometra para se Mugosha të mbërrinte te Tito. Ndoshta Mugosha nuk ka dashur që ata të mësojnë shtabin e Titos. Ishte hera e parë që Mugosha takonte Titon.

Më 3 tetor 1942, Dushani, Bllazho Jovanoviçi dhe Vojo Todoroviçi nisen për në Shqipëri. Më 15 nëntor 1942 mbërritën në Shkodër. Pas një përplasje me armë në Perlat të Mirditës, mezi shpëtojnë dhe arrijnë të dalin nga rrethimi. Më 16 dhjetor 1942 Bllazho mbërrin në Labinot ku sjell lajmin për njohjen e PKSH-së. Ata sjellin edhe letrën e Titos për komunistët e Shqipërisë, e shkruar më 22.9.1942, e posaçërisht për shokun Miladin i cili konsiderohej drejtuesi i partisë. Letra nis me njoftimin se “delegati juaj” (Dushan Mugosha) kishte mbërritur mirë në shtabin e Titos së bashku me materialet përkatëse. Ai ishte vonuar, sepse materialet duhet të përktheheshin, se i duhej shkruar Kominternit dhe se Mugosha duhej të shikonte modelin ushtarak në disa njësi ushtarake komuniste jugosllave.

Tito kërkoi “spastrimin e grupeve antiparti”, marrjen e drejtimit të luftës nga PKSH-ja, punë më të madhe me fshatarësinë. Tito jep udhëzime të qarta mbi organizimin e ushtrisë komuniste duke shpjeguar rolin e komitetit qendror dhe shtabit të përgjithshëm që do krijohej më vonë. Tito premtonte se në rast të përhapjes së madhe të lëvizjes partizane, ai do të dërgonte kuadro jugosllavë për të drejtuar brigadat. Çuditërisht në këtë letër, Tito merret me “trockistin Fundo” duke kërkuar “demaskim”, sepse ishte “armik i hapur” i lëvizjes komuniste. Porosia e fundit e Titos ishte për përpilimin e një rezolute të shkurtër e me përmbajtje. Ai kërkon gjithashtu që t’i dërgonin karakteristikat e anëtarëve të rinj të komitetit qendror, sepse “do ia dërgonte Kominternit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular