BallinaAktualitetInfermieri: Mora 2 paralajmërime, do vazhdoj denoncimin e mungesës së tamponëve

Infermieri: Mora 2 paralajmërime, do vazhdoj denoncimin e mungesës së tamponëve

spot_img
spot_img

Zija Alhysa, kryetar i Konfederatës së Sindikatave në Durrës në një lidhje online me gazetarin Endri Xhafo në ABC News, denoncoi përsëri mungesën e tamponëve, në qytetin e Durrësit.

Është e njëjta deklaratë e një dite më parë, dhënë nga Alhysa, i cili tha se harta e të prekurve ishte zgjeruar në të gjithë rrethin e Durrësit, dhe kishte mungesë të theksuar tamponesh, problematikë që sipas tij, vijon prej fillimit të epidemisë.

Ishte kjo deklaratë e tij që nxiti reagimin e Ramës, duke bërë që kryeministri të publikonte dëftesën e Alhysës, për të cilin tregoi se ka kryer shkollën e mesme bujqësore në vitin 1982 deri në 1983.

Sipas kryeministrit në të dhënat që ka publikuar, rezulton se Alhysa ka kryer vetëm një kurs për infermieri në vitin 1988, dhe nuk ka arsimin e duhur.

Në bisedën e zhvilluar në ABC News me gazetarin Endri Xhafo, Alhysa tha se ditën e sotme ka marrë dy paralajmërime për largim nga puna, një prej tyre për “thyerje të etikës në punë për dhënie të deklaratave publike”.

“Sot kam marrë dy paralajmërime për përjashtim nga puna, një për thyerje të etikës në punë për dhënie të deklaratave”, tha ai ndersa theksoi se është një formë presioni që po i behet për shkak të deklaratave të dhëna.

Më tej Alhysa tha se, ka qëndruar që prej janarit në vijën e parë të përballjes me rrezikun e pacientëve të infektuar, duke qenë një nga të vetmit mjek, që ka pranuar të shkoj në pikën kufitare të Durrësit, në një kohë kur mjekët e tjerë nuk kanë pranuar të përballen me rrezikun e infektimit.

“Në testimin për Covid-19 jam nga të parët që kam dalë në pikën e kufirit në janar, ndërkohë që askush nga mjekët e Durrësit nuk ka shkuar. Kam punuar pa asnjë ditë pushim edhe gjatë tërmetit dhe nuk jemi shpërblyer as për punën jashtë orarit apo vështirësive”.

Endri Xhafo: Si ka qenë dita juaj e punës deri dje?

“Mblidhemi me shefin e epidemiologjisë në IVKSH e Durrësit, marrim listat që vijnë nga Urgjenca 127 dhe mjekët e familjes, po ashtu dhe nga ritestimet që dalin pas 14 ditëve. Me të gjitha këto lista, pasi marrim tamponët e të gjithë pacientëve, i dërgojmë fizikisht në laboratorë për tu analizuar. Tamponët fizik i marrim në ISHP.  Tamponët i marr unë dhe i çoj unë fizikisht. Çdo shqetësim që kam patur tek Instituti nga qytetarët i kam adresuar në ISHP. Covid-i ka ardhur në janar në Shqipëri. Në ISHP, i kanë regjistrat, dhe ashtu siç gjetën diplomat e mia, aty mund të gjejnë sa tampona marrin rrethet. Ka rrethe që marrin vetëm tre tamponë”, tha Alhysa.

Në vijim të bisedës me gazetarin Xhafo, Zija Alhysa tha:

“Vendimi i kryeministrit në muajin mars, që thotë se për punonjësit e vijës së parë, do të ketë shpërblim 1000 euro, nuk është dhënë asnjëherë. I kam kërkuar drejtoreshës në ISHP Durrës, disa herë për ta parë listën, dhe nuk më kanë kthyer përgjigje. U pretendua nga drejtoresha se nuk kemi qenë në vijën e parë në pikat kufitare, dhe pas kësaj i kam shkruar Silva Binos e cila më ktheu përgjigje, se sipas asaj që unë kërkoja të sqarohesha, Bino më dha mua të drejtë”.

Endri Xhafo: Jeni bërë pishman për deklaratat tuaja?

Zija Alhysa: Jo, unë do vijoj të denoncoj çfarëdo shkelje.

Endri Xhafo: A po përdoreni politikisht?

Zija Alhysa: Jo nuk më lejohet si kryetar i sindikatës të merrem me politikë. Nuk kam asnjë njohje as me Edi Ramën dhe as me Lulzim Bashën. Dua të theksoj se kanë qenë ditë të rralla që ne kemi marrë tamponë aq sa ka patur nevojë qyteti sepse pothuaj në të gjithë rastet nuk marrim tamponë aq sa është nevoja. Më vjen keq kur në qarkun Durrës janë vetëm 4 epidemiologë që duhet të merren me rastet, pasi mungon shefja e epidemiologjisë, se ka marrë lejen e lindjes.

Endri Xhafo: Nëse do të kishit tamponë me aq njerëz sa jeni, a e përballoni punën?

Zija Alhysa: Jo nuk përballohet, ka mungesë të burimeve  njerëzore. Ne e dimë si është puna me tamponët…

Endri Xhafo: Si është radha e tamponëve të dytë?

Zija Alhysa: Tamponi i dytë bëhet pas 14 ditëve, është bërë vazhdimisht por këto ditët e fundit kemi dy herë që s’kemi bërë dhe njerëzit janë në alarm, marrin në telefon pyesin pse nuk po u ribëhet tamponi, ka nga ata që acarohen me të drejtë duke fyer por pa e ditur si qëndron e vërteta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular