BallinaKronikeVIDEO/Nëna dhe tre fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat pas 18 orësh...

VIDEO/Nëna dhe tre fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat pas 18 orësh kërkimi

Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë pas më shumë se 18 orësh nën gërmadhat e tërmetit që një ditë më parë goditi Izmirin në Turqi.

“Ne jemi të kënaqur kur dëgjojmë se po ndodhin mrekulli si rezultat i punës së zellshme nga ekipet e shpëtimit,” i tha Kryetari i Bashkisë Tunc Soyer.

Deri tani mediat në Turqi raportojnë për 26 viktima dhe mbi 800 të plagosur.

Tërmeti i magnitudës 6.9 ballë shkatërroi të paktën 20 ndërtesa në Izmir, duke shkaktuar panik në qytet.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke folur në një fjalim televiziv, tha se 885 njerëz janë plagosur, 15 prej tyre në mënyrë kritike.

Sot operacionet e kërkimit kishin përfunduar në tetë ndërtesa dhe po vazhdonin në nëntë të tjera, thanë zyrtarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular