BallinaAktualitet“Arisi përqafoi të dashurën dhe i zuri poshtë një mur”- Nëna e...

“Arisi përqafoi të dashurën dhe i zuri poshtë një mur”- Nëna e vajzës që humbi jetën nga tërmeti në Greqi rrëqeth me fjalët: Duajini…

Tërmeti vdekjeprurës që goditi rajonin e Izmirit në Turqi, i cili u ndje dhe shkaktoi dëme edhe në ishullin grek Samos, i mori jetën edhe dy adoleshentëve përkatësisht 15 dhe 17- vjeç.

Duke cituar banorët vendas, mediat e huaja raportojnë se dy adoleshentët që të gjetën vdekjen sapo ishin larguar nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi.

Gjimnazistët ishin të lidhur midis tyre, ndërsa në momentin e lëkundjeve të forta 17 vjeçari përqafoi 15 vjeçaren dhe aty u shemb një mur duke i marrë jetën.

Ditën e sotme është bërë edhe shoqërimi i tyre për në banesën e fundit, ndërsa nëna e Klarës ka rrëqethur me fjalët.

“Jetoni çdo moment. Ky është mesazhi ynë. Koha nuk kthehet prapa. Përqafoni të gjithë fëmijët tuaj. Ti doni ata”, tha ajo mes lotësh.

Gjithashtu nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar edhe babi i Arisit, i cili shkruan:

“Krenohesha me ty djali im. Shihja tek ti rininë time. Merrje frymë për Claire dhe Claire merrte frymë për ty. Pak ditë më parë ishe i lumtur se ajo festonte ditëlindjen. Ne që ngelëm mbrapa nuk kemi fjalë dhe nuk kemi më lot në sy. Dua që ta mbrosh edhe atje lart. Me ju iku dhe zemra ime”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular