BallinaAktualitetRrëfim mes lotësh: Burri më tradhtonte me prostituta, kushëriri i tij më...

Rrëfim mes lotësh: Burri më tradhtonte me prostituta, kushëriri i tij më tregoi videon duke…Mami më thoshte…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një vajzë e quajtur Hybe, e cila ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe vështirësitë që ajo është përballur që kur ka qenë 14 vjeç.

Hybja nga Kavaja është martuar që 14 vjeç me një djalë i cili jetonte në Itali. Ajo u martua me imponim nga vetë burri i saj dhe pas martese jeta e saj nuk ishte si më parë. Hybe ndihej e palumtur me një burrë që nuk ndjente për të, i cili e tradhëtonte me prostituta në Itali.

Hybe: Kam ardhur nga Italia për një histori të jetës sime shumë  të vështirë. (qan)

Ardit Gjebrea: Po të ndihmoj unë. Ti ke jetuar në Kavajë, sa vjeç ke qenë, 14 vjeç?

Hybe: Kur ka filluar historia ka qenë 14 vjeç e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Sa motra e vëllezër jeni?

Hybe: 4 djem dhe 2 vajza.

Ardit Gjebrea: Ti je e vogla e famijes, ke qenë e përkëdhelura e familjes?

Hybe: Tek babi shumë.

Ardit Gjebrea: Dhe me babin e ke problemin, sa vite ke që nuk flet me të?

Hybe: 3 vite.

Ardit Gjebrea: As me mamin as me babin. Në çfarë mënyre hyri bashkëshorti në jetën tënde?

Hybe: Në mënyrë shumë provokuese, si në kurth.

Ardit Gjebrea: U fute në kurth dhe t’u imponua.

Hybe: Po, ai jetonte në Sanremo. Ky nuk më njihte mua fare dhe as unë atë. Po një djalë nga fshati im më njihte shumë mirë dhe më merr në telefon dhe më thotë shiko se të kam gjetur një djalë të mirë, është shoku im punojmë bashkë dhe dua të ta prezantoj. Unë i thashë sa kam mbaruar shkollën nuk më interesojnë këto gjëra. Ai më thotë nëse nuk do të flasësh me këtë çunin, unë do të të marr çdo orar të natës.

Ardit Gjebrea: Ti ishe vetëm 14 vjeç, a u trembe?

Hybe: U tremba dhe fola në telefon. Aq e vogël sa isha ia bëra të qarta të dyve. I thashë ne flasim, por unë nuk e kam idenë se kush je. I thashë kur të vish në Shqipëri shihemi dhe nëse familja është dakort edhe unë jam dakort. Erdhi në Shqipëri, u takuam rastësisht në fugonat e rastit dhe i thashë e lëmë këtu, nuk më pëlqen. Më tha nëse ti nuk do flasësh me mua dhe nuk mban lidhje me mua, po u fejove do të të ndaj me tjetrin. Do t’i them që ti ke ardhur me mua, ke dalë, ke bërë çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëre ti pastaj, a u nënshtrove?

Hybe: Mua më dukeshe që kisha hyrë në një rrugë që nuk dija si të dilja. Vëllezërit nuk i kisha pranë, i kisha në Itali. Kisha shumë frikë të flisja me babin për këtë gjë sepse është shumë fanatik dhe nuk do më kuptonte asnjëherë. Ky nuk u bindte që të më linte, i thashë më ço lajm tek shtëpia. E solli babën e vetë dhe më kërkoi dorën dhe baba tha unë nuk kam gocë për t’u martuar sepse është shumë e vogël. Ai i tha shko pyet vajzën tëndë sepse ajo dhe djali im i kanë rregulluar punët për këtë gjë. Baba u prek shumë erdhi dhe më pyeti, i thashë po e kam bërë këtë gabim dhe babi i thotë atij nuk të pranoj si mik dhe e përzen ish-vjehrrin.

Më pas babi më tha hajde më trego gjërat siç janë dhe më pyeti me të mirë. I tregova sepse besova që nuk do më rrihte. I tregova si u lidha dhe më tha ti qënke fejuar, s’ka ngelur gjë për mua, mund të ikësh. Ika tek shtëpia e tij, ndejta 7 vite në fshat duke pritur që të më bënte dokumentat, linda djalin në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Si ishte marrëdhënia juaj?

Hybe: Jo shumë mirë sepse ishte shumë xheloz. Babi më tha vetë e zgjodhe, nëse të ndodh gjë nuk më vend tek shtëpia ime.

Ardit GjebreaSi ndodhi që marrëdhënia juaj po përkeqësohej dhe mbërriti deri në ndarje, cili ishte motive?

Hybe: Kjo ndodhi që në Shqipëri, por nuk kisha mundësi ta lija sepse babi kishte vënë një mur të madh dhe unë s’kisha as ku të kaloja, vëllezërit ishin në Itali me familjet e tyre dhe unë nuk kisha ku t’ja mbaja. Edhe vëllai i tretë që më kuptonte disi, u kthye kundër sepse ish-burri i ktheu gjithë njerëzit e mi kundër.

Ardit Gjebrea: Si u ndave, çfarë zbulove?

Hybe: Që kur isha në Shqipëri e kisha marrë vesh nga vëllai i Harunit që ai shkonte me ato të rrugëve, i prishte lekët andej dhe nuk pyeste fare për mua dhe as për të më bërë dokumentat, as për nevojat e mia. Unë e shikoja, burri dhe kunati punonin bashkë dhe i shikoja lekët sa sillte burri dhe sa lekë sillte i vëllai. Kunati e thoshte pa problem dhe thoshte ky i lë lekët nëpër restorantet, nëpër lojërat.

Ardit Gjebrea: Pastaj kur ishte rasti i asaj videos?

Hybe: Ishte rasti para 4 viteve në Itali. Vjen kushëriri i ish-burrit për tre muaj dhe burri im punonte me një shqiptar, e kishte pronar, mblidhnin lule në pyll. Kur vjen kushëriri i Harunit, ai nuk shkon tre ditë në punë dhe shkon kushëriri në vendin e tij të mbledhë lule.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodh më pas?

Hybe: Kaluan ato që kalonin përditë.

Ardit Gjebrea: Prostitutat?

Hybe: Po dhe kushëriri i Harunit më thotë, i shikon këto që janë rrugës? Këtu i kam lënë lekët me gjithë Harunin për 4 vite. Ky çuni kishte një muaj e gjysmë që dëgjonte zënkat tona.

Ardit Gjebrea: Ky djali ishte kushëriri i ish-bashkëshortit tënd, dëgjonte historitë dhe zënkat tuaja dhe një ditë për të të bindur ty, vendos që ta filmojë me video pronarin e ish-burrit dhe vjen e ta tregon ty. Ti kur pe këtë video që pronari tregonte të gjitha gjërat, çfarë mendove?

Hybe: E durova këtë gjë për nja një javë pa ia treguar ish-burrit dhe i thashë kushëririt të tij që unë nuk mundem ta mbaj më këtë sekret sepse iu betova që nuk do i tregoja askujt për këtë video. Ia tregova dhe ai reagoi shumë keq, po silleshe sikur ishte shumë i ndershëm, shumë i sinqertë sikur kjo gjë të mos ekzistonte. E marr vëllain e tretë në telefon, ia tregoj këtë histori sepse babës nuk kisha mundësi t’ja tregoja.

Vëllai më mirëkupton, më beson dhe më thotë ti do ndahesh me atë dhe do flas unë me babën. Flet me babën dhe bien dakort. U nis për të shkuar tek familja e burrit baba dhe u kthye sërish. Mendonte që ky kushëriri që më tregoi për Harunin, mos kishte ndonjë qëllim për vete, që të bëjë gocën për vete e për t’i ndarë. Më bënë presion, më thanë nëse ti e lë atë ti s’ke për ta parë kurrë nënën. Unë kisha gjithë këto vite që po e vuaja këtë gjë dhe i thoja mamit dua të lë.

Ardit Gjebrea: Ti u ndave nga burri dhe më pas u lidhe me kushëririn e tij. Si u lidhe sepse për këtë të akuzoi ish-burri?

Hybe: Nuk nisi lidhja direkt. Unë Harunin nuk e lija sepse mami më thoshte nëse t’i e lë atë, unë do mbys veten, mos na turpëro. Unë e mendoja gjithmonë këtë gjë sepse nëse i ndodh ndonjë gjë nënës, nuk ka kuptim jeta. Por kur e mora vesh që shkonte me ato të rrugës, mu pështiros dhe vetja ime, nuk mund ta shikoja dot në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Kur vendose të ndaheshe?

Hybe: Pas një viti që vendosa t’ja falja. U ndava sepse unë isha bërë shumë e besdisshme që Haruni më kishte tradhëtuar mua dhe jo unë Harunin. Ky vazhdoi me xhelozitë dhe kaloi si në depresion. Më ruante gjithë kohës, ku po shkoj, çfarë po bëj edhe me shoqet nuk më linte me fol. Që kur mora vesh se më tradhëtonte, nuk flinim më bashkë. Vendosa të ndahem kur ai filloi të më dhunonte, të më ofendonte me fjalë, në sy të fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Pasi u ndave si erdhi ne jetë kushëriri?

Hybe: Të gjithë mendonin se kjo e la Harunin sepse është dashuruar me Gëzimin.

Ardit Gjebrea: Ti u lidhe me Gëzimin si për të vërtetuar fjalët e tyre që kjo është e lidhur me Gëzimin.

Hybe: Po.

Ardit Gjebrea: Si u lidhe ti me të?

Hybe: Më braktisën të gjithë dhe i vetmi që më qëndronte afër ishte ai.

Ardit Gjebrea: Pse u ndatë?

Hybe: Nga opinioni, ai ishte më i vogël se unë 9 vite, kam dy fëmijë, familja e Gëzimit nuk pranonte, familja ime jo e jo. Erdhi një moment dhe thashë stop, nuk mund të vazhdoj më.

Ardit Gjebrea: Ti e dashurove atë?

Hybe: Shumë, u mërzita shumë që u ndava por e lë dashurinë mënjanë për hir të familjes.

Ardit Gjebrea: Ishte vendimi yt apo i Gëzimit?

HybeMë shumë i imi. Qëndrova 3 vite e lidhur me të dhe kam 3 vite e gjysmë që nuk flas me prindërit e mi, që kur u ndava nga Haruni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular