BallinaAktualitetInfektime të reja me Covid 19 në Urën Vajgurore. Pozitivë një punonjës...

Infektime të reja me Covid 19 në Urën Vajgurore. Pozitivë një punonjës bashkie dhe një mësuese në shkollën “5 Maji”

Infektime të tjera brenda institucioneve publike dhe arsimore janë regjistruar sot në Urë-Vajgurore. Një mësuese në shkollën “5 Maji” ka rezultuar “pozitive” me Covid-19.

Mësuesja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e karantinuar në banesën e saj.

Mësohet se ajo është infektuar nga kolegia e saj e punës që rezultoi dje “pozitive”, me të cilën udhëtonte në të njëjtën makinë për të shkuar në punë.

Infektimet me SarsCov-2 janë rikthyer edhe brenda bashkisë Dimal. Një punonjës i mirëmbajtjes dhe pastrimit në këtë bashki është konfirmuar pasditen e sotme “pozitiv” me koronavirus. Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, bëjnë me dije se, janë kryer dezinfektimet e të gjitha ambienteve të bashkisë Dimal si dhe po kryhet hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të punonjësit të infektuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular