Operacioni Forca e Ligjit është ndaluar në Vlorë, duke i kërkuar llogari për pasurinë tri të dënuarve për vrasje.
Personat qe duhet te deklarojne pasurtine jane Viron Ramohitoj, Altin Skëndaj dhe Gëzim Memeti.
Sipas OFL, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policise
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Viron Ramohitoj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Altin Skëndaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Gëzim Memeti banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.