Italia është duke përjetuar një valë të dytë infektimesh nga Koronavirusi. Në muajin tetor, babai i Françesko Totit ndërroi jetë nga COVID-19, teksa së fundmi njoftohet se është infektuar edhe vetë kapiteni legjendar i Romës.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, ku mësohet se Toti ka kryer testin pas shfaqjes së disa simptomave të virusit të rrezikshme, nga ku rezultoi se ishte pozitiv. Legjenda e Romës është izoluar menjëherë. Në orët në vijim pritet të mësohet edhe detaje në lidhje me gjendjen e tij.
PANORAMASPORT.AL