BallinaKronike“Ish-kunetërit duan të më eliminojnë”, dhunohet çifti shqiptar në Mikonos, apel për...

“Ish-kunetërit duan të më eliminojnë”, dhunohet çifti shqiptar në Mikonos, apel për ndihmë

Thirrje të dëshpëruar për ndihmë vijnë sot nga Mikonos i Greqisë. Shqiptari Jonild Muçi, nga Thumanë i Krujës, i strehuar në ishullin Mikonos si azilant politik, ka kontaktuar me Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi duke kërkuar ndihmë urgjente, pasi dy persona i kanë sulmuar me thikë të dy me bashkëshorten, duke i plagosur rëndë. Jonild Muçi jeton me familjen me tre fëmijë të mitur në ishullin grek, ku dhe fshihet përkohësisht, ndërsa ka kërkuar dhe ndihmë për të transportuar fëmijët nga shkolla në një ambient të sigurt.

Sipas dëshmisë së tij, janë dy vëllezërit e ish-bashkëshortes që i kërcënojnë me vdekje nëse nuk pranon të dorëzojë pronën tek motra e tyre. Në ‘BalkanWeb’ jepen të dhënat e dy kërcënuesve, me emra dhe fotografi, ndërsa në mesazhet e shkëmbyera zbulohet dhe konflikti mes tyre. Jonild Muçi thotë se me bashkëshorten e parë ka një fëmijë, ndërsa me të dytën kanë 3 fëmijë, mosha e fëmijëve është 4, 7 dhe 9 vjeç, për të cilët gjithashtu shprehet i frikësuar.

Menjëherë, “FSHSHG” e përbërë nga aktivistë vullnetarë shqiptarë në Greqi kanë kontaktuar me spitalin e ishullit, policinë si dhe kompetentët në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi. Shqiptari i plagosur aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Mikonos me plagë të shumta në kokë dhe trup, nga sulmi me thikë, ndërsa bën thirrje të dëshpëruar për ndihmë. Ai është shprehur se dy personat që e kanë dhunuar, shtetasit me inicialet A. B., dhe E.B., do të realizojnë planin e eliminimit të çiftit Muçi.

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular