BallinaBotaKinë, hidrocentrali i Tre Grykave "përurohet tërësisht", janë shpenzuar 28.2 miliardë dollarë...

Kinë, hidrocentrali i Tre Grykave “përurohet tërësisht”, janë shpenzuar 28.2 miliardë dollarë amerikanë

Autoritetet kineze shpallën të dielën përfundimin e plotë zyrtar të projektit të Tre Grykave (Sanxia) në lumin Jance, duke thënë se kjo vepër përmbush të gjitha procedurat e punët e ndërtimit të kërkuara për “pranimin e përfundimit” të përgjithshëm.

Projektimi dhe ndërtimi fillestar i hidrocentralit më të madh në botë përfunduan në dhjetor 2009. Për këtë projekt, të nisur në dhjetor 1994, janë shpenzuar mbi 200 miliardë juanë (rreth 28.2 miliardë dollarë amerikanë).
Projekti i Tre Grykave është një sistem shumëfunksional i kontrollit të ujërave, i cili përfshin një digë 2309 metra të gjatë dhe 185 metra të lartë, një ekluzë anijesh me pesë kate dhe 34 gjeneratorë me kapacitet të përgjithshëm 22.5 milionë kilovatë. Kjo vepër kontrollon përmbytjet, prodhon energji elektrike dhe rregullon kapacitetin e lundrimit në lumin Jance.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular