BallinaUncategorizedShqiptarja, aktorja më e mirë në Spanjë/ Jahjaga: Çikat e Kosovës na...

Shqiptarja, aktorja më e mirë në Spanjë/ Jahjaga: Çikat e Kosovës na e zbardhën fytyrën

Po vijon që të korrë sukses në arenën ndërkombëtare filmi “Zana” me regjizore Antoneta Kastrati. Ka qenë shqiptarja  Adriana Matoshi ajo që ka triumfuar në Spanjë dhe është zgjedhur aktorja më e mirë në festivalin “Mostra de Valencia” në Spanjë.

Të shumtë kanë qenë  ato që kanë përgëzuar aktoren për këtë sukses. Reagimi ka ardhur edhe nga ish-presidentja Atifeta Jahjaga.  Në një reagim në rrjetin social në Facebook, Jahjaga ka shkruar se çikat e Kosvës na e zbardhën fytyrën kudo që ato janë pjesë.  Për suksesin e aktores shqiptare,  ajo e ka shoqëruar urimin me fjalë emocionuese.

Ja postimi i plotë i ish-presidentes Jahjaga:

Qikat e Kosovës na e zbardhen ftyren kudo që ato janë pjesë – dhe kështu na bëjnë zemrat mal! 🇽🇰

Adriana Matoshi zgjidhet aktorja më e mirë në festivalin Mostra de Valencia në Spanjë, për rolin e saj në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati. Adriana neve na ka dëshmuar shumë herë që është një aktore e vlerave të larta profesionale. Adriana, vazhdo kokëlartë e pathyeshëm të shkelqesh gjithmonë aty ku Ju jeni prezente.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular