BallinaAktualitetMjeku Erjon Dasho: Vdekshmëria nga Covid-19, më e lartë se ajo që...

Mjeku Erjon Dasho: Vdekshmëria nga Covid-19, më e lartë se ajo që raportohet, ka paaftësi dhe abuzim

Mjeku Erjon Dasho në një lidhje telefonike në Tempora foli ashpër për mungesën e testimeve dhe për mënyrën sesi sipas tij flasin mjekët nëpër studio. Sipas Dashos t’i thuash personave se vendi ka numër normal testesh dhe testi që bën i shkon pas një jave është e turpshme. Apo ta detyrosh personin të bëjë testin 100 euro që e ka koston vetëm 6 euro është kriminale.

“Njerëzit që presin të bëjnë testin nuk janë izoluar.

Dje pa pikë turpi një anëtare e ekspertëve tha se i kishte siguruar qytetarëve ambient luksoze. Jemi në një situatë që ato tre element, që i thotë OBSH, testo, gjurmo, trajto nuk respektohen.

Këtu vuajnë nga paaftësia. Merren me punët e tjetrit dhe japin mend. Sot jemi në evropë vendi me numrin më të ulët të testimeve. Vdekjet po raportohen kështu. Në spitalin covid 1 dhe 2 kemi dyfishin e vdekjeve. Disa prej tyre nuk raportohen se testi nuk është bërë. Shifrat janë alarmante. Vdekshmëria është më e lartë. “, tha Dasho. Erjon Dasho përplaset me kreun e emergjencave Skënder Brataj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular