BallinaAktualitetNdahet nga jeta një nga themeluesit e PD, në Durrës

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e PD, në Durrës

Është ndarë nga jeta një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike në Durrës, Nevruz Çela. Mësohet se Çela ishte infektuar me Covid-19 pak ditë më parë.

Nevruz Çela i datëlindjes 18 gusht 1945, vetëm pak muaj më parë festoi 75 vjetorin.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

In memoriam

U nda nga jeta z. Novruz Çela. U nda pergjithmone nga familja, nga miqte e tij, nga demokratet dhe nga durrsaket. Iku duke lene pas dhimbjen dhe boshllekun tek te afermit, por edhe kujtimin per nje dedikim maksimal dhe me nder per qytetin tone, por edhe per vendin.

Iku duke lene pas modelin e qytetarit durrsak qe duhet te kete çdokush qe vendos te banoje ne kete qytet.

Nder nismetaret e PD ne Durres si bir i nje familje te persekutuar brutalisht qe ne vitet e para te komunizmit, drejtoi pushtetin vendor te pare pluralist ne ditet e para dhe shume te veshtira te demokracise, perfaqesoi qytetin ne parlament, dhe la pas gjurmen e qytetarit dhe demokratit idealist qe nuk kerkoi lavde por dha kontribut dhe sakrifice, la gjurmen e intelektualit dhe demokratit te qete e te mençur.

Ndaj sot lajmi i largimit te tij nga jeta eshte nje humbje jo vetem per familjen e tij, por edhe per qytetarine durrsake dhe per demokratet e Durresit.

U prehte ne paqe dhe i perjetshem kujtimi i tij!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular