BallinaKryesorePolitikë me pandeminë? Basha i përgjigjet Komitetit: Deklarata e shkruar në zyrën...

Politikë me pandeminë? Basha i përgjigjet Komitetit: Deklarata e shkruar në zyrën e Ramës

Sonila Meço: Kryeministri tha sot se pandemia është fija e barit ku të kapeni për opozitë madje po shpresoni ke COVID-19 për të bërë ai atë që nuk bën dot opozita shqiptare dhe është e tmerrshme kur dëgjon akuza të tilla reciproke të ndërsjellta ku në mes është pandemia dhe jeta e njeriut.
Lulzim Basha: Si akuza reciproke sepse un kam nxjerrë një plan nuk kam nxjerrë akuza un i kam thënë bëj 1,2,3,4,5 gjëra un nuk i kam.
Sonila Meço: Komiteti ju akuzoj për…
Lulzim Basha: Po lëre komitetin mos s’ka…
Sonila Meço: Ai është komiteti, janë mjekë zoti Basha.
Lulzim Basha: Janë trakte të shkruara nga Rama ato.
Sonila Meço: Janë mjekë që mund të përfundojnë të gjitha rastet e COVID.
Lulzim Basha: Janë të shkruara nga Rama s’ka lidhje komiteti. Rama fshihet pas të tjerëve vendimi për të mos bërë testim është i Ramës sepse ka vendosur që paratë mos t’i harxhojë për shëndetin e shqiptarëve por që i kanë mbetur t’i zhdukë e t’i gllabërojë dhe tani do nxjerrë këdo ai që të fshihet pas kësaj po nuk fshihet dot pra këtu nuk bëhet fjalë këtu bëhet për jetën dhe shëndetin e njerëzve nuk bëhet fjalë për retorikë politike. Ç’farë i kam kërkuar? I kam kërkuar të marri 5 masat të thjeshta ja kërkoj ditë për ditë ai hap librin e sulmeve politike.
Komiteti nuk ka buxhet. Buxhetin e ka Edi Rama. Komiteti nuk blen testime, testimet i blen Edi Rama. Komiteti nuk jep pagën e luftës për mjekët 1 mijë euro dhe për infermierët 500, i jep ose nuk i jep Edi rama. Komiteti nuk rimburson dot ilaçet për të sëmurët. Qesen e ka Edi Rama dhe Edi Rama bën atë që ka bërë gjithmonë. Sa herë kapet me presh në duar fshihet pas dikujt tjetër. Dhe kësaj radhe ka zgjedhur në komitet të fshihet. Në qoftë se ju pranoni këtë si logjikë është puna juaj. Unë nuk e pranoj. Nuk ka shqiptar ta pranoj që tre muaj me radhë karantinë e telefon e laj duart e hap televizorin e hap internetin e dilte vetëm ky, dhe tani që gjërat po shkon keq e më keq ky është zhdukur dhe shkon e bën pushime në Valnonë dhe fajin e ka Komiteti. Jo nuk e ka fajin Komiteti. Fajin dhe përgjegjësinë për këtë situatë të paprecedentë edhe në krahasime me Maqedoninë, edhe me Bosnjen e ka vetëm një njeri, ai që ka përgjegjësi politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular