BallinaAktualitet“Tamponi i doli negativ, por gjendja e tij u rëndua”/Djali i Koço...

“Tamponi i doli negativ, por gjendja e tij u rëndua”/Djali i Koço Devoles flet edhe për sëmundjen tjetër të babait dhe ëndrrën për t’u bashkuar në SHBA

Genci Devole, djali i artistit të njohur Koço Devole thotë se babait të tij pavarësisht se tamponi i doli negativ, gjendja u përkeqësua duke e detyruar që të rikthehej në spital.

Gjatë një interviste, ai thotë se babai i tij ka vuajtuar më herë edhe nga leucemia gjë që ka ndikim tek gjendja e tij shëndetësore.

Genco Devole thotë se është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara dhe shpreson që pas përmirësimit të gjendjes së tij, të marrë me veten edhe aktorin e njohur.

Ai nuk ishte në gjendje për të dalë por kishte insistuar. Gjendja e tij u rëndua. Kemi komunikuar çdo ditë. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë megjithëse i kishim të gjitha aparatet. Kërkonte vazhdimisht oksigjen. ‘Mezi marr frymë, mezi marr frymë’- thoshte. Situata u komplikua dhe nuk mund t’ia jepnim shërbimet në shtëpi. Vazhdon të jetë i intubuar. Tamponi ka rezultuar negativ, por sigurisht që është përkeqësuar. Leuçemia që ai ka pasur më përpara është sëmundja kryesore që ka. Ajo po e mundon. Specialistët thonë se trupi reagoi mirë. Shpresoj të qetësohet.

Unë vetë nuk e kam bërë tamponin. Meraku im tani është i përqendruar tek babai. Jam duke përgatitur dokumentet për të shkuar në SHBA me bashkim familjar sigurisht. Tani presim për intervistën që të na thërrasin. Presim të shkojmë të gjithë bashkë në Amerikë” tha për “Top Channel”, Genci Devole.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular