Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me takimin me Urdhrin e Farmacistëve.
Në takimin e sotëm me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Basha pohoi se ata diskutuan për një sërë problematikash që prekin qytetarët e infektuar me COVID-19 por edhe vetë këtë sektor.
Kryetari i PD-së, tha se farmacistët shpesh janë streha e parë për të infektuarit që kërkojnë orientim për medikamentet që duhet të përdorin ndërsa presin me ditë të tëra për t’u testuar.
Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxh, njerëzit po marrin barna me lista sepse papunësia është rritur fuqia blerëse ka rënë. Edhe pse prej muajsh kërkuam marrjen e masave për vaksinat kunder gripit, situata është dramatike. Përtej propagandës së qeverisë, në vend janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip. Drejtuesi e Urdhrit të Farmacistëve shprehen shqetësimin për mos vlerësimin e tyre, ndërsa 2 farmacistë kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Tregu i farmacisë po humbet profesionistët, duke u zëvendësuar me shitës të thjesht dhe së bashku me cilësinë e dobët të ilaçeve që po futen në treg po shndërrohen në një shqetësim për jetën e qytetarëve.
Nuk ka kohë për të humbur! E gjithë ndihma e nevojshme në këtë gjendje emergjence nuk duhet kursyer. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta dhe shëndeti i njerëzve. Braktisja e sistemit shëndetësor, farmaceutik dhe e qytetarëve është përgjegjësi direkte e qeverisë!”, thuhet në mesazhin e Bashës.