BallinaAktualitetBasha zbardh detaje nga takimi me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve: COVID...

Basha zbardh detaje nga takimi me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve: COVID ka kosto, emergjente rimbursimi i ilaçeve

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me takimin me Urdhrin e Farmacistëve.
Në takimin e sotëm me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Basha pohoi se ata diskutuan për një sërë problematikash që prekin qytetarët e infektuar me COVID-19 por edhe vetë këtë sektor.

Kryetari i PD-së, tha se farmacistët shpesh janë streha e parë për të infektuarit që kërkojnë orientim për medikamentet që duhet të përdorin ndërsa presin me ditë të tëra për t’u testuar.

foto galeri foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

“Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të madhe, ndërsa ky sektor është përjashtuar tërësisht nga menaxhimi i pandemisë. Shqetësim është mungesa e barnave që përdoren për trajtimin e të infektuarve me COVID-19 kryesisht antiviraleve, ndërsa disa prej barnave, që po përdoren me efektivitet në Europë dhe SHBA, nuk janë regjistruar dhe po shiten me kosto shumë të lartë në tregun e Zi. Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare prandaj është emergjente dhe jetike rimbursimi i tyre. Pamundësi po rrezikon jetën dhe shëndetin e shumë qytetarëve në pamundësi.

Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxh, njerëzit po marrin barna me lista sepse papunësia është rritur fuqia blerëse ka rënë. Edhe pse prej muajsh kërkuam marrjen e masave për vaksinat kunder gripit, situata është dramatike. Përtej propagandës së qeverisë, në vend janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip. Drejtuesi e Urdhrit të Farmacistëve shprehen shqetësimin për mos vlerësimin e tyre, ndërsa 2 farmacistë kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Tregu i farmacisë po humbet profesionistët, duke u zëvendësuar me shitës të thjesht dhe së bashku me cilësinë e dobët të ilaçeve që po futen në treg po shndërrohen në një shqetësim për jetën e qytetarëve.
Nuk ka kohë për të humbur! E gjithë ndihma e nevojshme në këtë gjendje emergjence nuk duhet kursyer. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta dhe shëndeti i njerëzve. Braktisja e sistemit shëndetësor, farmaceutik dhe e qytetarëve është përgjegjësi direkte e qeverisë!”, thuhet në mesazhin e Bashës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular