Është prekur nga koronavirusi kirurgi në spitalin QSUT, Enton Bollano.
Bëhet me dije se mjeku menjëherë pasi ka marrë përgjigjen e testit ku doli pozitiv me Covid është vetëkarantinuar. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Prej disa ditësh në vendin tonë është shënuar një numër i lartë i të infektuarve duke shënuar sot edhe rekord të rasteve me 396.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 536 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 22.300.