BallinaAktualitetFOTO/Kurohej në shtëpi, burri shkon dhe shtrihet para portës te "Shefqet Ndroqi"...

FOTO/Kurohej në shtëpi, burri shkon dhe shtrihet para portës te “Shefqet Ndroqi” : Kam Covid-19

Një foto e trishtë dhe njëherësh e rëndë vjen mesditën e sotme nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, apo spitali Covid2 ku kurohen pacientët e infektuar.

Një burrë që prej ditësh, siç pretendon vetë ai, është kuruar në shtëpi për Covid-19, sot ka shkuar para spitalit dhe është shtrirë në derën kryesore. “Kam Covid-19”, ka thënë ai, dhe është shtrirë përtokë, ndërsa gruaja i qëndron pranë.

Prej disa minutash asnjë nga stafi i spitalit nuk është afruar ta ndihmojë. Ka qenë një gazetare që mbulon “Shefqet Ndroqin” ajo që ka telefonuar 127 dhe më pas dy infermiere kanë shkuar dhe e kanë marrë burrin e sëmurë.


Screenshot_14.png

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular