BallinaKronikeGazetari: Dy tonë kanabis kapur në Mal të Zi?! S’ka mundësi, narko-kultura...

Gazetari: Dy tonë kanabis kapur në Mal të Zi?! S’ka mundësi, narko-kultura e hashashit….

Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar kapjen e 2.5 tonë marijuanë në Mal të Zi, në një kamion perime që ishte ngarkuar me drogë në Shqipëri.

Hoxha shkruan se droga e kapur do të thotë se nuk e kanë thirrur kot të dëshmojë në prokurori për parcelat e kanabisit në të gjithë vendin.

‘Vetëm 2 tonë kanabis, të paketuar dhe ambalazhuar bukur, për tregun e pasur të Bashkimit Europian…

S’ka mundësi!!!

Do ketë qenë ndonjë “miniparcelë” me kanabis, e fshehur në ndonjë përrua të thellë malor!!!

Ah se harrova, nuk kam mbaruar akoma me deklarimet, që vazhdoj të jap në prokuroritë e rretheve, apo drejtoritë e policisë, ku kam denoncuar “miniparcela” me disa mijëra rrënjë kanabis..

Pas Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Beratit, kam dhe nja dy rrethe të tjera, për të shkuar me këmbët e mia të dëshmojë…

Pas aksioneve të policisë greke dy javë më parë, kur u kapën 1.2 tonë me kanabis në Pelaponez dhe afro 130 kilogramë me kanabis në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek, ky 2 tonshi i kapur një ditë më parë, në Mal të Zi, dëshmon se nuk më paskan thirrur kot të dëshmojë për narco-kulturën e sezonit pranverë-vjeshtë 2020…’

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular