BallinaKronikePlagosja e 35-vjeçarit, forcat “Shqiponja” shoqërojnë në polici pesë shtetas që…

Plagosja e 35-vjeçarit, forcat “Shqiponja” shoqërojnë në polici pesë shtetas që…

Një 35-vjeçar nga Kruja ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta në Tapizë.

Policia njofton se Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar në Komisariat pesë shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërsa i plagosuri është shoqëruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth  ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular