Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar në facebookun e saj një video ku shihet një qytetar i infektuar me COVID, i cili është lënë jashtë dyerve të spitalit.
Duma i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin në dorë fatin e tyre dhe mos të kenë iluzione se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.
Postimi i plotë:
I panginjur me pushtet, i pangopur në korrupsion, shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë.
Nuk ka asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve, ka sy, veshë e duar për vjedhjet me PPP në shëndetësi e në inceneratorë.
Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon e lë jashtë.
Mos kini asnjë iluzion se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.
Merrni fatin tuaj në duar, për veten, fëmijët dhe familjen.
Mos i besoni më asnjë fjalë!
Denonco, shpërndaje këtë video.