BallinaKryesoreQytetari i infektuar me COVID lihet jashtë dyerve të spitalit, Grida Duma...

Qytetari i infektuar me COVID lihet jashtë dyerve të spitalit, Grida Duma publikon videon: Mos kini asnjë iluzion se kjo qeveri e marrë fund jep ndihmë!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar në facebookun e saj një video ku shihet një qytetar i infektuar me COVID, i cili është lënë jashtë dyerve të spitalit.

Duma i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin në dorë fatin e tyre dhe mos të kenë iluzione se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.

Postimi i plotë:

I panginjur me pushtet, i pangopur në korrupsion, shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë.

Nuk ka asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve, ka sy, veshë e duar për vjedhjet me PPP në shëndetësi e në inceneratorë.

Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon e lë jashtë.

Mos kini asnjë iluzion se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.

Merrni fatin tuaj në duar, për veten, fëmijët dhe familjen.

Mos i besoni më asnjë fjalë!

Denonco, shpërndaje këtë video.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular