BallinaAktualitet“U bë sherr se zgjova vëllain nga gjumi, u ndava nga e...

“U bë sherr se zgjova vëllain nga gjumi, u ndava nga e fejuara dhe nisa heroinën”

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një 36 vjeçar i cili ka rrëfyer për historinë dhe situatat jo të këndshme që krijohen në familjen e tij. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për kompozicion.

Djali ka treguar se gjithmonë babai e ka ngacmuar dhe nuk e ka vlerësuar kurrë, prej 20 vitesh ka duruar dhunën psikologjike që i është bërë dhe shpesh herë i riu e ka gjetur ngushëllimin tek alkooli. Ky ka qenë edhe një motiv që shtonte debatet me të atin. 36-vjeçari shpesh herë ka qenë i rënduar psikologjikisht dhe disa herë është shtruar edhe në psikiatri.

Mirela Milori: Kur këtë histori e shikon nga larg, mendon se dhe ti ke një pjesë të fajit?

36-vjeçari: Normale që kam gabimet e mia. Për shembull nga dhimbja shpirtërore që më shkaktonte kjo situatë, fillova të konsumoj lëndë narkotike dhe alkool në moshë 21-22 vjeçare. Kanabis dhe alkool. Në 2011 unë sapo isha ndarë nga një vajzë që e doja shumë, ata nuk u kujdesën fare për mua, nuk më thanë asnjë fjalë të mirë, por llafe sherre dhe shamatë çdo ditë.

Një ditë u bë një sherr shumë i madh sa e mori vesh e gjithë lagjia sepse unë çova vëllain nga gjumi. Shtëpia ishte ndërtuar në atë formë që unë duhet të kaloja nga dhoma e vëllait  për të shkuar tek dhoma ime. Gatova diçka në darkë dhe shkova ta ha në dhomën time ndërkohë që ky kishte marrë dyshekun dhe kishte shkuar të flinte në kuzhinë.

Unë hëngra, nuk u ngopa dhe thashë të shkoj të gatuaj diçka tjetër. Shof vëllain në kuzhinë dhe hidhet mamaja thotë më zgjovë çunin nga gjumi, çuni është në punë, ti ke mendjen të pish të bësh e ashtu e kështu. Aty më kërceu dhe mua sepse nuk ishte vetëm ai në punë isha edhe unë. Unë nuk durova dot më dhe ika nga shtëpia, mora 100 mijë lekë të vjetra me vete dhe i thashë një shokut tim kështu e kam hallin, do më mbash disa ditë në shtëpi derisa të gjej një shtëpi me qira dhe më tha po.

Ndejta disa ditë derisa gjeta një dhomë me qira dhe një shok që ta ndaja qiranë. Ndejta 1 vit e ca me qira, ishte e vështirë sepse punoja në Call Center vetëm 4 orë, nuk më lejonin të punoja më tepër.

Mirela Milori: Vazhdoje të pije alkool dhe lëndë narkotike?

36-vjeçari: Jo nuk kisha lekë, me çfarë t’i blija. 220 mijë lekë të vjetra merrja rrogë, 150 mijë paguaja qiranë. Edhe pse nuk kisha marrë asnjë telefonatë prej tyre gjithë vitin, u ktheva dhe i pashë e më erdhi keq. Thashë janë pleq kanë nevojë për dikë pranë, pra dashuria për familjen ma prishi mendjen dhe u ktheva prap.

Ky ishte gabimi më i madh që kam bërë. Gjatë gjithë vitit që jetova me qira isha shumë keq dhe i stresuar dhe shoku që unë ndaja shtëpinë u bë psikologu im. Këtë periudhë fillova të përdorja lëndë narkotike më të rënda, heroinë. Ishte një dhimbje shumë e madhe sepse u ndava nga e fejuara plus dhe ndarja nga familja.

Për 4 vite përdora heroinë. Kur e lë heroinën duhet patjetër ta zëvendësosh me diçka tjetër, të paktën me një gotë alkool sepse të le një siklet shumë të madh.

Mirela Milori: E dinin prindërit që përdorje heroinë?

36-vjeçari: Po i tregova që në fillim, më thanë të merrja Metadon (qetësues për personat që duan të lënë heroinën), por Metadoni është edhe më keq se heroina, nuk shkova as në qendra rehabilitimi, e lashë vetë me forcat e mia. Metadoni sikur më shtonte dëshirën dhe jo për të ma hequr. Merrja Metadonin dhe doja të merrja prap dozën e heroinës. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular