BallinaAktualitet“U zura me njërin që ngacmonte kamarieren, pashë veten shtrirë duke më...

“U zura me njërin që ngacmonte kamarieren, pashë veten shtrirë duke më gjuajtur babai me tigan”

36-vjeçari nga Tirana ka marrë pjesë në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të rrëfyer jetën e tij plot me konflikte me familjarët. Ai është një artist dhe ka mbaruar Akademinë e Arteve për kompozicion. Djali ka treguar se gjithmonë babai e ka ngacmuar dhe nuk e ka vlerësuar kurrë, prej 20 vitesh ka duruar dhunën psikologjike që i është bërë dhe shpesh herë i riu e ka gjetur ngushëllimin tek alkooli. Ky ka qenë edhe një motiv që shtonte debatet me të atin. 36-vjeçari shpesh herë ka qenë i rënduar psikologjikisht dhe disa herë është shtruar edhe në psikiatri.

Mirela Milori:Çfarë ndodhi me konfliktin e fundit?

36-vjeçariIsha në një klub dhe u konfliktova me dikë që po ngacmonte kamarieren. I thashë çke mo vëlla se ajo është në punën dhe hallin e vetë dhe t’i e ngacmon dhe i hedh lloj lloj llafesh. I thashë ose pi atë gotë dhe rri në punën tënde ose ik fare të rrijnë njerëzit rehat.

U kapëm dhe me duar dhe unë u mërzita sepse jam një njeri shumë i ndjeshëm dhe fillova të pija më shumë sesa duhet dhe shkoj në shtëpi. Nuk mbaj mend fare se çfarë ndodhi, vetëm e shikoj veten të shtrirë në tokë dhe babai po më godiste me diçka që nuk e dalloja se çfarë ishte, mbrapa mora vesh që ishte tigan. Më ka marrë ambulanca në orën 9 të darkës, ndërkohë që ai në aktakuzë ka thënë që na ndau policia. Kjo nuk është e vërtetë sepse policia nuk ka ardhur fare.

Mirela Milori: Ku po rri ti tani?

36-vjeçari: Shumicën e ditës rri rrugve, në darkë më thërret mamaja në shtëpi të ha bukë sepse jam dhe pa punë për momentin, është e vështirë, se të isha në punë, do kisha marrë një shtëpi. Më thërret mamaja të ha bukë dhe fle në shtëpi dhe babi bën sikur nuk e di që jam në shtëpi sepse nuk më lënë në rrugë. Unë rri me frikë sepse dhe një komshi nëse njofton policinë, unë ha burg.  Kam 3 muaj pa punë sepse në Gusht rrashë nga shkallët dhe qëndrova në shtëpi. Tani po më mban familja se s’kam të ardhura.

Mirela Milori: E do familjen tënde?

36-vjeçari: Si nuk e dua, s’bëhet fjalë. Edhe babain e dua shumë. Jam bërë viktimë bullizmi edhe në lagje. Më kanë dalë me thikë, me çekiç, me sqepar, it thoja kështu kështu puna, e më thoshtë jo se nuk ka njeri punë me ty mos e vri mendjen. I thoja mezi shpëtova se ishin 6 veta etj. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular