BallinaKryesoreBerisha: Në Kosovë nuk janë kryer kurrë transplante organesh nga shqiptarët

Berisha: Në Kosovë nuk janë kryer kurrë transplante organesh nga shqiptarët

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka komentuar aktakuzat kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha në deklaratën e tij, tha se të gjitha akuzat janë bërë nga Beogradi, duke kujtuar një fakt që ish-kryeprokurori i Beogradit ka furnizuar me dokumente kundër qytetarëve të Kosovës. Më tej ish-kreu i qeverisë tha me bindje se në Kosovë nuk janë kryer kurrë transpalnte organesh, duke shtuar se nëse do ndodhte një gjë e tillë do ishte përdorur nga serbët kundër kosovarëve.

SALI BERSHA: Së pari zoti Fevziu dua të shpreh nderimin tim, solidaritetin më të madh për popullin e Kosovës, për luftëtarët dhe luftën e popullit të Kosovës, e cila përben paqen më të ndritur që nga koha e Skënderbeut. Së dyti dua të them se kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht për vite e vite, kemi të bëjmë me një proces i cili në vlerësimin tim dhe në bindjen më të thellë u fermenua në Beograd, duke përdorur senatorin Dik Martin. E kam njohur atë dhe ishte një serbofil dhe rusofil me çizme, i papërmbajtur, na mbante fjalime për rolin e madh të serbëve.

E ka pohuar vetë ish-prokurori i Beogradit ,që në 70 apo 80% ishin materialet që ai i kishte dorëzuar Dik Martinit. Personalisht e kam kundërshtuar në të gjitha forumet ndërkombëtare. E kam kundërshtuar dhe në Parlamentin Evropian dhe në KE. Ai në mënyrë djallëzore kishte vendosur në boshtin e raportit transplantin e organeve, që është krimi më i rëndë. Me njohuritë e mia, qoftë politike dhe mjekësore mendoja se ishte një trillim i stisur. Kisha dhe një arsye tjerë se Milloshevi nuk e përmendi kurrë këtë gjë. Nëse do kishte ndodhur Millosheviçi do e kishte përdorur gjithmonë kundër. Kjo do të thotë se janë stisur akuzat, gjetur një fshatar në Burrel.

Ata që stisën raportin, bënë gjithçka për të bërë të detyrueshëm për hetimin e raportit, por nuk janë bërë kurrë transplante. Pra është bazuar e gjithë akuza në falsitet.

Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar një pjesë nga raporti i Gjykatës Speciale, për të akuzat, por Berisha tha se ngritja e kësaj gjykate ka qenë një gabim.

“Kosova në atë periudhë ishte pesëshja që merrte vendimet për Kosovën, në dijeninë time, kishte përpjekje të jashtëzakonshme ruse që çështja të gjykohej në Hagë. Por nuk u pranua nga SHBA dhe Evropa duke ngritur gjykata e Kosovës në Hagë. Unë them se këtu është bërë një gabim i madh, pasi është pranuar e njëanshme, pasi ajo gjykatë do hetonte vetëm krimet e njëanshme. Po të ishte puna për të qëndruar si njëri i qytetëruar, do pranoja për të gjitha krimet që janë bërë në Kosovë. Zotëri, të lutem dëgjo…

Nuk ka njëri që mund të imponosh të votosh një çështje themelore për popullin., Nuk mundtë lejoja që të dënohen shqiptarët dhe jo serbët që lanë Kosovën në gjak. Krimet në Kosovë janë bërë nga serb që janë jetuar në Kosovë. Nuk jam dakord me këto vendime në mënyrë të tillë, për mendimin tim janë të papranueshme, gjykata kishte kohë dhe mund t’i merrte një nga një, por kjo kështu, por shkaku ka qenë një lajmërim se mund të ndryshohej ligji për Gjykatën Speciale”, shtoi Berisha./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular