BallinaSportJuventusi fiton lehtë ndaj ekipit të Uzunit, Barça mposht me vështirësi Dinamon...

Juventusi fiton lehtë ndaj ekipit të Uzunit, Barça mposht me vështirësi Dinamon e Kievit

Juventusi mori një fitore të lehtë 1-4 në transfertën hungareze ndaj Ferencvaros, me të cilin aktivizohet edhe shqiptari Uzuni.

Bardhezinjtë nuk e vunë thuajse në asnjë moment në diskutim fitoren në këtë ndeshje, ku kaluan në avantazh me anë të Moratas vetëm pas 7 minutash lojë. Spanjolli shënoi edhe golin e dytë në minutën e 60, ndërsa realizoi edhe Dybala para se vendasit të shënonin një autogol.

Uzuni, i cili vetëm pak ditë më parë kaloi koronavirusin, luajti vetëm 10 minuta në këtë ndeshje, e cila u mbyll me golin e nderit nga Ferencvaros në minutën e 90.

Ndërkohë, edhe Barcelona arriti të marrë 3 pikët në ndeshjen e tretë të grupeve të Champions, duke mundur 2-1 Dinamon e Kievit.

Pas 3 ndeshjeve të para, ky grup udhëhiqet nga Barça me 9 pikë, Juventusi i dyti me 6 pikë, ndërsa Dinamo e Kievit dhe Ferencvaros kanë vetëm nga një pikë.

Surprizon PSG që bie në Gjermani përballë Leipzig. E pse kaluan të parët në avantazh me anë të Di Maria që në minutën e 6, parizienët nuk mundën të administronin rezultatin.

Fitore të pastra edhe për Chelsea dhe Borussia Dortmund që fituan 3-0 respektivisht përballë Rennes dhe Clube Bruges.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular