BallinaKryesoreMinistria e Jashtme gjermane reagon pas konfirmimit të aktakuzave për krime lufte...

Ministria e Jashtme gjermane reagon pas konfirmimit të aktakuzave për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit

Ministria e Jashtmë gjermane vlerëson së tepërmi gatishmërinë e Thaçit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë.

Në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për Deutsche Ëellen mbi zhvillimet politike të ditës së enjte në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, vlerësohet akti i ish-presidentit i cili u largua nga posti për t’u paraqitur në Hagë si qytetar i thjeshtë.

“Kemi dijeni mbi dorëheqjen e presidentit, Hashim Thaçi dhe bashkëpunimin e tij me autoritetet e drejtësisë. Ne e përshëndesim faktin, që të akuzuarit tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e aktakuzës. Zbardhja e krimeve të luftës është e nevojshme dhe pjesë e mbështetjes kosovare për shtetin ligjor”, thekson Ministria e Jashtme gjermane.

Ministria e Jashtme shprehet se Gjermania mbështet luftimin e pandëshkueshmërisë në shumë pjesë të botës përmes gjykatave ndërkombëtare.

“Nuk ka paqe afatgjatë në një shoqëri pa drejtësi për padrejtësitë e shkuara. Gjermania është e bindur, që luftimi i pandëshkueshmërisë në shumë pjesë të botës përmes gjykatave ndërkombëtare është pjesë e një politike të jashtme të përgjegjshme. Për këtë arsye Gjermania e mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si nga ana financiare, e personelit dhe ajo politike. Kosova është një partner i rëndësishëm, me të cilin ne bashkëpunojmë ngushtë dhe e mbështesim në rrugën e saj europiane.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular