Është regjistruar një tjetër rekord infektimesh nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 421 persona.
Ndërkohë, virusi i rrezikshëm iu ka marrë jetën edhe 7 pacientëve, duke e çuar në 543 numrin total të viktimave.
Lajm i mirë është se gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar nga virusi Covid-19 118 të infektuar.
![Tabela](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/11/tabela-350x350.jpg)