BallinaAktualitet(Video) “Jam Monika Kryemadhi”, gjobitet për herë të dytë. Policia ndërpret takimin...

(Video) “Jam Monika Kryemadhi”, gjobitet për herë të dytë. Policia ndërpret takimin në Durrës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është gjobitur sërish me një gjobë, për shkak se nuk mbante maskë në ambient publik, sipas urdhrit të qeverisë në kuadër të pandemisë ndaj COVID-19.

Ndërsa po zhvillonte një takim me banorët në Durrës, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti i 26 nëntoritt.

Efektivë të policisë kanë mbërritur duke ndërprerë aktivitetin. Policët i kanë komunikuar kryetares së LSI vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës edhe në ambjente publike. Kryemadhi dhe përfaqësues të LSI-së kanë debatuar me policinë, ndërsa më tej efektivët kanë proceduar me vendosjen e masës administrative

Polici i drejtohet përfaqësueseve të LSI: E keni kartën e identitet?
I kthehet Elona Guri: Jo

Polici: 3 mijë lekë zonjë gjobë, dhe zonjës tjetër (Për Kryemadhin.)

Kryemadhi: Jam Monika Kryemadhi, e bija e Ramazanit. 30 mijë lekshi jot dhe i Edi Ramës nuk është asgjë përballë kësaj gjëje këtu.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u gjobit pas aktivitetit në Kombinat, bashkë me ish deputeten Floida Kërpaçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular