BallinaAktualitet“Zgjedhjet nuk kanë mbaruar”- Këshilltari i fushatës së Trump del me deklaratën...

“Zgjedhjet nuk kanë mbaruar”- Këshilltari i fushatës së Trump del me deklaratën e fortë: Biden pretendon se do të marrë ‘Shtëpinë e Bardhë’, por…

Joe Biden duket se është në rrugën e duhur për të fituar në Pensilvania, por edhe presidencën e SHBA-ve së bashku me të, por fushata e Donald Trump duket e bindur për të mos e pranuar rezultatin.

Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar“, tha Matt Morgan , këshilltari i përgjithshëm i fushatës, në një deklaratë. “Projeksioni i rremë i Joe Biden si fitues bazohet në rezultatet në katër shtete që janë larg rezultatit përfundimtar”, shkruan “The Guardian”.

Në realitet, Biden ka fituar 264 vota elektoral me një numër të konsiderueshëm votash në shumë shtete.

“Ka pasur shumë parregullsi në Pensilvani, duke përfshirë faktin që zyrtarët e zgjedhjeve parandaluan vëzhguesit tanë ligjorë vullnetarë që të kenë qasje kuptimplotë në vendet e numërimit të votave”, tha Morgan.

Në të vërtetë shkruan “The Guardian” nuk ka asnjë provë të mashtrimit në asnjë shtet dhe këshilltarët e Trump u lejuan të vëzhgonin procesin e numërimit të votave në Pensilvani.

Më në fund, Presidenti është në rrugën e duhur për të fituar Arizonën plotësisht, përkundër ‘thirrjes’ së papërgjegjshme dhe të gabuar të shtetit për Biden, nga Fox Neës dhe Associated Press“, tha Morgan, ndërsa shtoi: “Biden po mbështetet në këto shtete për pretendimin e tij të rremë se do marrë Shtëpinë e Bardhë, por sapo zgjedhjet të jenë përfundimtare, Presidenti Trump do të rizgjidhet.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular