Vala e dytë e Covid-19 ka mbërritur tashmë në Europë. Shifrat e fundit të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë qartë se edhe vendi ynë po përballet me një situatë të rënduar për shkak të pandemisë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 489 persona, ndërsa 6 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.
Shumë shtete në Europë kanë rikthyer izolimin, që nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Greqia, së fundmi edhe Kosova.
Ndërkohë, ka zëra se vendi ynë po përgatitet për një karantinë të dytë javën e ardhshme. Mirëpo, deri më tani kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet përkatëse.
Pretendohet se javën që vjen, pas orën 22:00 të mbrëmjes çdo gjë në vend do të ‘paralizohet’. Baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen, ndërkohë që edhe qytetarët nuk do lejohet që të qarkullojnë në rrugë pa leje.