BallinaUncategorizedFOTO/Policia shpall në kërkim babanë e deputetit

FOTO/Policia shpall në kërkim babanë e deputetit

Policia e Beratit ka shpallur në kërkim 61-vjeçarin Selim Qama,  babanë e deputetit Klajdi Qama,  në vazhdën e goditjes së veprimtarisë së paligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në Malin e Tomorit.

Policia ka njoftuar sot se ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit A. B, 34 vjeç, me arrest shtëpie në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k  si dhe ka shpallur në kërkim 61 vjeçarin me banim në Tiranë si administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular