BallinaKronikeÇifti me 10 fëmijë/Pse e goditi gruaja me sqepar bashkëshortin

Çifti me 10 fëmijë/Pse e goditi gruaja me sqepar bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në Kurbin, ku një grua ka plagosur rëndë me mjete të forta bashkëshortin. Akti i rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes, brenda banesës së çiftit Deda në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Sipas informacioneve të Policisë, shtetasja Drane Deda, 58 vjeçe, ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj, Llesh Deda, 61 vjeç.

Ky i fundit ka marrë plagë serioze dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në Urgjencën e Laçit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në momentin e ngjarjes çifti i bashkëshortëve, të cilët janë prindër të dhjetë fëmijëve, kanë qenë të vetëm në banese dhe dyshohet se fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, madje burri e kishte dhunuar gruan.

Në debat e sipër, gruaja ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka marrë një sqepar, duke e goditur në kokë bashkëshortin e saj. Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, ajo është larguar nga shtëpia dhe është vetëdorëzuar në Polici, duke treguar atë çfarë kishte bërë.

Ndërkohë, kanë qenë fqinjë e të afërm të familjes të cilët kanë dëgjuar zhurmë dhe e kanë gjetur burrin e gjakosur në shtëpi, duke e marrë menjëherë dhe dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe motivet që çuan 58- vjeçaren të godasë dhe plagosë rëndë burrin e saj.

Sipas uniformave blu, 61- vjeçari ishte përdorues alkooli dhe çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme mes tyre, por nuk kishte pasur denoncime në Polici për dhunë në familje.

Ata jetonin të vetëm në kushte të vështira ekonomike, në një banese thuajse të shkatërruar fare pranë autostradës Milot-Mamurras, në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Bashkëshortët Deda janë prindër të 10 fëmijëve, 7 prej të cilëve janë të martuar, ndërsa 3 të tjerë qëndronin në Sarandë për të bërë punë sezonale në këtë qytet.

58- vjeçarja Drane Deda, e cila tashmë është arrestuar, po mbahet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë Kurbin në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në gjykatë./Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular